Futboll Sport

Ndeshje e çmendur, Teuta barazon mes drithërimash Kamzën

Teuta nuk ka shkuar më shumë se një barazimi 3-3 kundër Kamzës në “Niko Dovana”, duke shpërdoruar një avantazh të dyfishtë. Me këtë barazimi Teuta qëndron e parafundit në kuotën e 34 pikëve, 2 më pak se Vllaznia dhe 4 larg Kamzës që duket më afër mbijetesës. Teuta e nis në sulm dhe i afrohet golit pas dy goditjesh dënimi të ekzekutuara nga Dediç, por Avdyli tregohet i saktë në të dyja rastet. Kamza përgjigjet me Plakun, i cili ka një rast të shkëlqyer për të kaluar në avantazh miqtë, por gabon fatalisht i vetëm përballë portierit (9’).

Teuta kaloi në avantazh pas 14’ minutash me anë të sulmuesit Amadu Latif, që shënoi një gol të shkëlqyer pas krosit nga e majta. Kamza i afrohet golit në minutën e 21’me anë të Mehmeit pas një goditjeje të fuqishme nga brenda zonës, por Hrkaç e devijon në këndore. Në rastin e parë të rrezikshëm në këto minuta, Teuta dyfishon shifrat me anë të Alhasan. Latifi pasi driblon bukur dy kundërshtarë kroson drejt zonës dhe aty ndodhet Alhasan, i cili me portën e boashatisur nuk e ka të vështirë ta dërgojë sferën në rrjetë (31’). Goli ngre në peshë të gjithë tribunën, që duartrokasin golin e afrikanit. Teuta i afrohet edhe golit të tretë, që do të ‘vriste’ ndeshjen, por kapitenin Çyrbja e ndal vetëm shtylla (39’). Në aksionin e radhës të rrezikshëm Sebino Plaku rihapi ndeshjen duke mposhtur portierin Moçka nga një pozicion tepër i vështirë duke ngushtuar diferencat.

Edhe të dytën Teuta e nis në sulm, Çyrbja pas një inkursioni personal kroson rrezikshëm drejt zonës, por largojnë kamzalinjtë. Kamza jep sinjalin e parë të rrezikshëm për këtë pjesë me anë të Plakut, i cili fut një top në zonë për Mehmetin, por Moçka e mbyll saktë (54’). Teuta luan më mirë në këto minuta dhe i afrohet sërish golit, por Arrabal shpëton miqtë duke larguar në këndore krosin e Gjeorgjievskit (58’).

Në disavantazh Kamza sulmon me të gjitha forcat dhe pas disa tentativash miqtë barazojnë ndeshjen me anë të Cukoviç (77’). Pas një aksioni pa shumë pretendime, Fukui hedh një top në zonë dhe aty përfiton mbrojtësi Cukoviç, që kërcen më lart se rivalët duke e dërguar topin në rrjetë. Vila ka një mundësi të artë për të kaluar Teutën në avantazh, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe Frashri largon rrezikun. Kamza shokon durrsakët duke shënuar golin e fitores pak para fundit me anë të Filit, që shënoi një gol mjaft të bukur duke venitur shpresat e Teutës për objektivin mbijetesë (90’). Gjithsesi Teuta nuk dorëzohet dhe barazoi ndeshjen me anë të Latif pas një goditje këndi, afrikani dërgon sferën në rrjetë pasi më herët e gjuajti Moçka duke i dhënë Teutës një pikë me vlera.

 

TEUTA-KAMZA 3-3

Shënues: Latif 12’, 90+4′ Alhasan 31′ / Plaku 40′, Cukoviç 77′, Fili 90′

Teuta: Moçka, Gjorgievski, Hrkaç, Hila, Hakaj; Beqja, Lajthia, Dediç; Çyrbja, Latif, Alhasan.

Trajner: Gentian Begeja

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Kuqi, Zguro, Rezi, Malaj, Arrabal, Mehmeti, Fukui, Plaku.

Trajner: Julian Ahmataj

Related posts

Sot mund të vendoset Europa, Partizani dhe Skënderbeu në ankth

Sadik.Autor

Lacazette nderon Arsenalin, shënohet goli i parë në “Londër”

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Dele Alli thyen karantinën me të dashurën Rubi Mae, “tërbohet” Mourinho (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment