Futboll Premier League Sport

Wenger, për pasuesin e tij tek Arsenali: Vlerësim të lartë për Enrique, por…

Trajneri në ikje i Arsenalit, Arsene Wenger, ka zbuluar se ka një vlerësim të lartë për Luis Enrique, me ish-bosin e Barcelonës, që po lidhet me zëvendësimin e tij në “Emirates Stadium”. Javën e kaluar, francezi njoftoi se do të largohej nga klubi londinez kësaj vere, pas një “mbretërimi” që zgjati afër 22 vite, pavarësisht se i kishin mbetur edhe 12 muaj në marrëveshjen e tij.

Spanjolli, i cili fitoi Ligën e Kampionëve 2014-2015 me Barcelonën, aktualisht është i preferuar për ta zëvendësuar atë në pjesën veriore të Londrës. Wenger, ndërsa përsëriti se nuk donte të ndikonte në vendimin e bordit për trajnerin e ri, tregoi vlerësim maksimal për ish-drejtuesin teknik të Barcelonës.

“Kam një vlerësim të lartë për të, por unë nuk dua të ndikoj në caktimin e trajnerit të ardhshëm, – u tha ai gazetarëve. – Sigurisht, kam një mendim mjaft pozitiv për Luis Enrique”. Ndërkohë, Wenger ka pranuar se koha e largimit nga Arsenali është marrë nga duart e tij.

Ai u përgjigj, pasi u pyet se pse do të tërhiqet në fund të sezonit: “Koha e tërheqjes ishte me të vërtetë vendimi im, për pjesën tjetër kam folur tashmë. Nuk e di se çfarë do të bëj, por do të vazhdoj të punoj, kjo është e sigurtë.

Krenaria ime gjithmonë ka qenë të jap më të mirën në vendin ku jam i punësuar, deri në ditën e fundit të kontratës. Bëj punën time, mbaj rutinën time dhe përqendrohem në atë që duhet të bëj çdo ditë. Do të jetë surreale për mua kur nuk do të punoj”.

Arsenali do të mungojë në katërshen e parë të Premier League për sezonin e dytë radhazi, por Wenger nuk do të tërhiqet nga një fitore e mundshme e “Europa League”, si mënyra ideale për t’iu bashkuar Champions-it sezonin e ardhshëm. “A ka ndonjë të mirë të përsosur? Nuk e di, – u përgjigj ai. – Unë vetëm dua të bëj aq sa mundem, sepse kjo skuadër ka cilësi. I shoh lojtarët që gjithmonë reagojnë në mënyrë pozitive dhe ky grup meriton diçka të veçantë. Dua ta bëj për ta dhe ta arrij diçka me ta. Ne jemi të fokusuar në ndeshjen e së nesërmes. E vetmja gjë që ka rëndësi është loja e radhës”.

Dhe Wenger e di se ndeshja e parë e gjysmëfinale e Ligës së Europës kundër Atletico Madrid, e cila do të luhet në stadiumin “Emirates”, do të jetë e vështirë. “Ata janë një ekip shumë i fortë, – tha francezi për Atletico Madrid. – Nëse shikoni klasifikimin, ata janë të dytët më të mirë në Spanjë. Kërkojmë angazhim të plotë nga grupi ynë i lojtarëve dhe disiplinë, pasi ky kundërshtar nuk ka pika të dobëta në mbrojtje”.

Related posts

Liverpool nuk ndalet, shënon edhe golin e tretë (VIDEO)

Sadik.Autor

“NUK KA SHENJA TË…”/ Messi dribluesi më i mirë në Evropë, Ronaldo as i 50-ti

F.autor

BROHORITJE NACIONALISTE/ Tifozët serbë sulmojnë shqiptarët në Zvicër (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment