Futboll Seria A Sport

ALLEGRI DREJT LAMTUMIRËS/ Juventusi mendon rikthimin sensacional, ja emri

Disa dashuri nuk përfundojnë, bëjnë kthesa të mëdha dhe pastaj rikthehen si më parë. Kjo frazë e famshme është cituar disa vite më parë nga Adriano Galliani në merkaton e verës, por mund të marrë kuptim edhe te Juventusi. Sipas “Corriere dello Sport”, Antonio Conte, pas verës së bujshme 2014, kur u largua nga bardhezinjtë, do të jetë në mesin e kandidatëve për të pasuar Allegrin.

Ish-trajneri i “Zonjës së Vjetër”, që fitoi disa tituj me këtë skuadër, ka marrëdhënie plotësisht të rregulluara tashmë me mjedisin bardhezi, por sidomos me familjen “Agnelli”. Lidhja mes palëve është e tillë, sa në mënyrë të përsëritur, Conte ka qenë shpesh në tribunë për të ndjekur kampionët e Italisë.

Për pasojë, po flitet për një rikthim sensacional të trajnerit, që fitoi tre tituj radhazi të Serie A me bardhezinjtë, në mes të viteve 2012 dhe 2014.

Megjithatë, favorit kryesor për të marrë vendin e Allegrit, në rast të “kryqëzimit” të teknikut livornez, mbetet Zinedine Zidane, pa lënë mbas dore një tjetër francez, Didier Deschamps.

Emri i Conte, megjithatë, në kundërshtim me atë që mund të mendohej deri disa muaj më parë, nuk do të përjashtohet plotësisht. Gjithmonë, nëse Beppe Marotta nuk arrin marrëveshje më përpara me trajnerin puljez dhe t’i besojë atij çelësat e Interit.

Zikaltrit, megjithatë, sipas zërave të fundit, do të mendojë seriozisht për të marrë shërbimet e Allegrit. Me pak fjalë, “Derbi d’Italia” së shpejti mund të transferohet në stolat respektivë…

Related posts

TRADHTIA QË TRONDITI BOTËN/ Tërbohet China Suarez, ja kërcënimet e saj pas intervistës së Wanda dhe Icardi

Delo.autor

E BUJSHME/ Pasaporta problem për Suarez, lëvizja drejt Juventus mund të dështojë

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus gati 45 milionë euro për mesfushorin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment