Futboll Sport

Rusi 2018/ Në Marok dhe Tunizi ka revoltë te tifozët për fanellat

Aq të pakënaqur janë fansat, sa të revoltuar shprehin indinjatën e tyre në rrjetet sociale dhe forumet e ndryshme


Tifozët e Marokut dhe të Tunizisë nuk janë fare të qetë, ndërsa Kupa e Botës po afron. Dhe kjo sepse dizajni i fanellave të tyre lë shumë për të dëshiruar. Aq të pakënaqur janë fansat, sa të revoltuar shprehin indinjatën e tyre në rrjetet sociale dhe forumet e ndryshme dhe kërkojnë nga federatat respektive që të marrin masa. Por fanellat tashmë janë prezantuar për kompeticionin më të rëndësishëm të planetit, Kupën e Botës.


Tifozët e përfaqësueses tuniziane ca me të qeshur e ca me të qarë ankohen se ngjyrat nuk janë vendosur mirë në fanellë. Madje ata shikojnë një ngjashmëri të madhe midis fanellës tuniziane dhe asaj të Portugalisë. Shumë marokenë janë tallur me fanellën e kombëtares së tyre.
Sipas fansave, dizajni i saj është shumë modest dhe i mungon shpirti artistik. Madje sipas një kritiku aq e thjeshtë është fanella, sa edhe një shitës i rëndomtë në Kazablanka mund të bëjë një fanellë më të mirë. Për më tepër që kostoja e saj prej 65 dollarësh konsiderohet si mjaft e shtrenjtë nga shumë persona.

Related posts

Arrigo Sacchit: PSG ka individin para ekipit, s’ka hierarki vlerash

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ “Djajtë e Kuq” synojnë objektivin e Tottenham, ja oferta për Muriqin

Delo.autor

ALABAS KËRKON NJË AVENTURË TË RE/ Ylli i Bayern Munich nuk kalon klasën, largimi është më pranë

Delo.autor

Leave a Comment