Futboll La Liga Sport

Messi “show”, Barcelona fiton titullin e 25-të në La Liga…

Barcelona ka fituar 4-2 ndaj Deportivo dhe është shpallur matematikisht kampione e Spanjës. Ky është titulli i 25-të kampion për ekipin katalanas, ndërsa Deportivo ka rënë në kategorinë inferiore.

Barça kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Phillipe Coutinho, që në minutën e shtatë, pasi braziliani goditi saktësisht nga brenda zonës, pas pasimit të marrë nga Osumane Dembele.

Lionel Messi, u shërbye nga Luis Suarez, në minutën e 38-të, duke shënuar golin e dytë për katalanasit.

Gjithsesi, ende pa u mbyllur pjesa e parë Lucas Perez  ktheu në lojë Deportivo me një gol që ngjalli shpresat e ekipit të drejtuar nga Clarence Seedorf.

Kur kaloi një orë lojë, vendasit barazuan me anë të Colak, por më kot sepse Messi shënoi golin e tretë, nëntë minuta para fundit, sërish i shërbyer nga Suarez.

Tripleta e numri 10 u kompletua pak më vonë me golin e tretë personal, të katërtin për miqtë.

Messi ka shënuar 13 gola në “Riazor” gjatë karrierës së tij, stadiumi i preferuar nga “pleshti”. Ai që bëhet lojtari i parë në historinë e kampionatit spanjoll që shënon 30+ gola në shtatë kampionate.

Ky ishte goli numër 32 për argjentinasin në La Liga, ku është golashënuesi më i mirë.

Barcelona ka fituar 126 trofe në 119 vite histori të klubit: 25 herë titullin në La Liga, 30 herë Kupën e Mbretit, 12 herë Superkupën e Spanjës, 5 herë Champions League, 4 herë Kupën e Kupave, 2 herë Kupën e Ligës Spanjolle, 2 herë Kupën Latine, 3 herë Kupën Ferias (ish-Kupa UEFA), 3 herë Botërorin për Klube, 21 herë kampionatin katalanas, 8 herë Kupën e Katalonjës, 1 herë Superkupën e Katalonjës.

https://twitter.com/mediaculesgol04/status/990666845618229248

Related posts

Berat Gjimshiti kthehet tek Atalanta, qëndron në Serie A

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Juventusi vë në shënjestër talentin e Shqipërisë

Delo.autor

Formula 1/ Kontrata e re me Red Bull, ky është kushti i Ricciardo

Sadik.Autor

Leave a Comment