Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË GREQI/ Mesfushori Andoni realizon një SUPER GOL ndaj Atromitos nga distanca (VIDEO)

Fatjon Andoni është shqiptari që aktualisht po shkëlqen në Superligën e Greqisë me fanellën e skuadrës së Apollon Smirnis teksa dje ka shënuar një gol mjaft të bukur nga jashtë zone ndaj skuadrës së Atromitos në minutën e 49′.

Sfida u zhbllokua nga mesfushori shqiptar, por skuadra e Apollon nuk mundi dot të mbante avantazhin teksa sfida përfundoi në shifrat 1-1.

Fatjon Andoni ka lindur në Athinë është 29-vjeçar dhe është rritur në skuadrat zinxhir të skuadrës së Etnikos Asteras, ai ka luajtur në shumë skuadra me emër në vendin helen si PAS Lamia, Larisa dhe Panakiaki.

E çuditshme është fakti se Andoni jo pak herë e ka nxjerrë skuadrën nga situata me golat dhe asistet e tij dhe nuk është thirrur asnjëherë nga Kombëtarja shqiptare. Mesfushori shqiptar me fanellën e Apollon Smirnis është aktivizuar në total në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 21 ndeshje ku ka realizuar dhe 4 gola.

Related posts

Austria shënon golin e parë ndaj Gjermanisë (VIDEO)

Sadik.Autor

MESFUSHORI ERIKSEN TEK INTER/ Zbulohet prapaskena: Agjenti vendos për të, s’mund të dialogojmë…

Delo.autor

YLLI FRANCEZ ËSHTË LIDER TEK REAL MADRID/ Benzema, 2 milionë arsye për të fituar “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment