Futboll Premier League

Mesut Ozil tallet me policinë e Stoke…

Quheni Mesut Ozil 1, Policia e Stoke 1. Ozil nuk mundi t’i rezistojnë ironisë ndaj departamentit të policës së Stoke, pas fitores 3-0 që Arsenal arriti ndaj “Potters”, të dielën pasdite, kjo pasi gjermani u bë objekt ilariteti pas ndeshjes së muajit gusht, kur Arsenal u mposht 1-0 në fushën e Stoke.

Atëherë, në formën e shakasë, policia e Stoke nxorri në “Twitter” një mesazh në lidhje me paraqitjen e Ozil në atë ndeshje duke e quajtur “person i humbur”. Kjo ishte përgjigja e një tifozi të Arsenal që kishte kërkuar në “Twitter” ndihmën e policisë, pasi u ankua për “vjedhje”, si pasojë e një goli të anuluar dhe një penalltie të mohuar,

Kësisoj, pas fitores 3-0 të Arsenal në “Emirates”, Ozil mori hak në profilin e tij në “Twitter” duke i thënë departamentit të policisë në Stoke se pavarësisht se ata nuk e ndihmuan, ai vuri drejtësinë në vend…

View image on Twitter

Related posts

JASHTË FUSHAVE PREJ 6 MUAJSH/ Mbrojtësi i Kombëtares i jep fund makthit dhe konfirmon rikthimin (FOTO)

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NË “CARABAO CUP”/ Kapiteni Kompany: Për këtë arsye nuk doja që ai të aktivizohej

Delo.autor

“REALI E KA HEDH NË RRUGË”/ Kampioni i botës: Dua ta shoh ISCON duke luajtur te…

Isa.Autor

Leave a Comment