Futboll Sport

Mezani nuk gëzohet me barazimin, vlonjati ka kërkesa

Laçi ka barazuar në shtëpi, por Mezani nuk është i kënaqur me një pikë. Sipas tij Laçi la dy pikë në fushën e vet. Raste të shumta të krijuara, por mungon njeriu që duhet të japë pasimin e fundit, megjithatë, vlonjate beson se fitoret do të kthehen te bardhezinjtë. Ndërsa konfirmon se Kupa është një tjetër qëllim i Laçi-t, duke treguar se edhe në kampionat duhet që të fitojnë për të ruajtur minimalisht vendin e katërt për të siguruar Europën.

“Ndoshta po të kishim pak më tepër fat, kemi qenë më pak cinik para portës, do të ishim më të kënaqur. Jemi të kënaqur me Kupën, kemi shkuar thjeshtë në finale, e vështirë për të shkuar, por ajo është diçka tjetër. Duhet që të kthehemi te kampionati, duhet të fitonim sepse na vështirësohet rruga jonë për të shkuar drejt objektivit”.

“Jemi në një moment të mirë. Nuk duhet të jemi euforik, duhet të jemi me këmbë në tokë, mbeten dhe 6 ndeshje deri në fund. Duhet të marrim maksimumin në këto ndeshje”.

Tifozeria – “Për agresivitetin, tifozeria ka qenë brenda normave. Sharje tek-tuk, jo si në herën e kaluar. Këto sharje nuk bëjnë mirë dhe nuk më vjen mirë që shahet. Këto ndodhin në çdo stadium, nuk shihen vetëm në Laç. Të gjithë tifozët duhet të mbështesin skuadrën me fjalë jo ofenduese. Kjo ndodh rëndom në fushat e tjera”.

Pasimi i fundit – “Lojtari që ne kemi për atë lloj pasimi është Esquerda që na mungon. Edhe Kallaku është i ri, por na mungon shumë lojtari i pasimit të fundit. Nëse do të na kishte ndihmuar pak fati, do të kishim shënuar”.

“Nëse do të kemi fatin kundër, nuk është problem. Por është e rëndësishme që në çdo ndeshje të japim maksimumin si në këtë ndeshje dhe jo gjithnjë do të barazojmë. Padiskutim do të vijë dhe fitorja”.

Related posts

KONFIRMIMI I VDEKJES SË EMILIANO SALA/ Reagon klubi që e bleu: Me trishtim të…

Delo.autor

Bayern Munich bën një sondazh për mesfushorin e Napoli…

Sadik.Autor

Koret raciste ndaj Matuidi, ‘shpërthen’ Boateng: Ndëshkimi ishte qesharak!

Q.Autor

Leave a Comment