Futboll La Liga Sport

Barcelona/ 5 dallimet midis finales së Copa del Rey dhe Romës

Një nga pyetjet që u ngrit në mendjet e mbështetësve të FC Barcelona kur ata shkërmoqën Sevilla në Copa del Rey ishte: “Pse ata nuk luajtën si mbrëmë në Romë?”. Ekzistojnë disa çelësa që tregojnë dallimin midis një ekipi dhe një tjetri. Nëse në Romë, Barça u dominuan nga kundërshtari, në Madrid ndodhi krejt e kundërta. Barça nuk e lejoi rivalin të marrë frymë. Para se të futemi në analizë, duhet të theksohet se në mesin e titullarëve të paraqitur nga Ernesto Valverde në dy takimet ka vetëm dy dallime. Me Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Sergio, Rakitic, Iniesta, Messi dhe Suarez stabël, në Romë luajtën Ter Stegen dhe Semedo, ndërsa ndaj Sevilla u aktivizuan Cillessen dhe Coutinho (braziliani nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve me Barcelonën).

  1. INTENSITETI

Intensiteti i lojtarëve është thelbësor për të administruar një lojë. Talenti duhet të shoqërohet me këtë intensitet, në mënyrë që loja të shpërndahet, gjë që e bën ekipin të vendoset mirë dhe lejon ta fillojë ndeshjen me situata të dobishme. Pasimet nuk priten, ato kërkohen. Pasohej tek lojtari më i afërt dhe pikërisht kjo gjë u ekspozua në ndeshjen me Sevilla dhe jo kundër Romës. Në finalen e Kupën, Barça qëndroi në fushën kundërshtare.

  1. QËNDRUESHMËRIA

Nga fishkëllima e parë, fytyrat e lojtarëve transmetuan ambicie dhe dëshirë dhe kjo u pasqyrua në veprime. Një nga statistikat që reflekton është qëndrimi pozitiv dhe vullneti për të fituar i lojtarëve. Nëse në Romë ata e goditën nëntë herë portën, ndaj Sevilla provuan 17 herë. Në nivelin e driblimeve kundër verdhekuqve lojtarët e Barçës u përpoqën 6 herë, 16 në Kupën e Mbretit.

  1. PRESIONI

Në Romë, Barça humbi kontrollin e topit, armën e saj më të fortë. Roma i tejkaloi me lehtësi linjat në sajë të mungesës së presionit nga lojtarët e Barçës. Diçka e tillë nuk ndodhi në Kupë. Katalanasit nuk e lanë Sevilla të merrte frymë.

  1. COUTINHO NGA SEMEDO

Pjesëmarrja e Coutinho në finalen e Kupës ishte tepër efikase, braziliani ishte ndër më të mirët e ekipit. Duke u nisur nga e djathta, “Cou’ ishte një ‘mostër’ me cilësi mjaft të mira. Me veprimet e tij teknike, në të njëjtën kohë u thyen linjat e rivalit. Me pasimet e tij ai i dha asistin Luis Suarez për 1-0. Ndërsa në Romë, braziliani nuk ishte dhe italianët nuk duhej të shqetësoheshin shumë, detyra e tyre ishte të mbulonin cilësinë e Messit.

  1. KONCENTRIMI: PASIMI NGA CILLESSEN

Gol i parë i Barcelonës në Kupën është një shenjë e dukshme e përqendrimit. Në këtë rast reflektohet në figurën e Jasper Cillessen. Holandezi tregoi absolutisht përfshirjen e tij në lojë, si dhe shokët e tij duke dhënë një pasim të gjatë Coutinho, i cili me klasin e tij pasoi për Suarez që hapi rezultatin. Gjatë gjithë ndeshjes Cillessen ka qenë vigjilent dhe shpeshherë është kthyer në një mbrojtës të lirë.

Related posts

VETËM 4 MINUTA NË FUSHË, REALIZOI GOLIN E FITORES/ “Heroi” Brahim Diaz: Kam besim tek ky Milan

Delo.autor

“20-VJEÇ DHE MENDON VETËM PËR…”/ “Gazzeta Dello Sport” speciale për Marash Kumbullën: Një luftëtar që nuk dorëzohet kurrë

Delo.autor

CHAMPIONS/ Atalanta është e pamëshirshme, shkatërron debutuesit në 16 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment