Futboll Seria A

Milan-Inter, Gattuso surprizon me formacionin ndaj zikaltrve

E gjithë vëmendja sot është e përqendruar në Itali në derbin e Milanos ndërmjet Milanit dhe Interit. Ky takim ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në të gjithë botën.

Kuqezinjtë vijnë pas një humbjeje të dhimbshme në fundjavë nga Juventusi dhe e dinë, se përveç fitores çdo rezultat tjetër do të ishte dështim dhe ëndrra Champions League do të shuhej përfundimisht.

Megjithatë statistikat e Milanit janë mjaft të mira që nga fillimi i këtij viti dhe Gennaro Gattuso beson, se edhe me mbështetjen e tifozëve kuqezinjtë do të triumfojnë.

Ish-mesfushori nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit, në vend të Biglia (i skualifikuar) do të aktivizohet Montolivo, i cili ka çelësat e mesfushës, ndërsa në sulm Cutrone fitoi balotazhin me Kaliniç.

Në krahun tjetër Luciano Spalletti do të konfirmojë formacionin, që mundi Sampdoria dhe Verona. Në dispozicion të trajnerit kthehet mbrojtësi Ranocchia. Diferenca ndërmjet dy skuadrave është 8 pikë, kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje (sëbashku me këtë) me zikaltrit që janë më afër Champions. Gjithsesi kuqezinjtë janë tepër të motivuar dhe besojnë, se në fund do të arrijnë të kualifikohen në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë.

Related posts

SHPENZIMET NË MERKATO/ Rumenige ELOZHE REALIT dhe MLLEF ndaj sheikëve të SITIT e PSG-së

Isa.Autor

Jurgen Klopp i lumtur me shortin e Ligës së Kampionëve

Q.Autor

PIKANTET E SHQIPËRI-ANDORRA/ Furgoni i VAR-it vjen nga Greqia, Rejën e tradhton stilolapsi

Delo.autor

Leave a Comment