Futboll Seria A Sport

U PËRFOL SE KISHTE MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT/ Ylli i Milanit del në stërvitje me grupin, befason me vendimin

Pas një sërë dëmtimesh, Milani po rikuperon “pjesët” dhe për sprintin final në kampionat dhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ndeshja e kthimit me Lazion, në “San Siro” (0-0 sfida e parë) pritet të ketë të gjithë në dispozicion, me përjashtim të Bonaventuras, që ka mbyllur sezonin.

U përfol se Lucas Paqueta kishte mbyllur sezonin pas dëmtimit të pësuar ndaj Udineses, por braziliani jo vetëm që nuk e ka humbur por sot ka befasuar të gjithë, duke dalë në stërvitje me grupin. Shpresa është që të kthehet për ndeshjen ndaj Lazios, në Kupë, ndërsa do të mungojë në Parma.

Aty ku Donnarumma do të kthehet në portë pas dy ndeshjesh mungesë, ashtu si edhe Romagnoli do të rikuperojë nga dëmtimi me Lazion. Edhe Calabria është “ok”.

Related posts

Çudira shqiptare: Portieri aktivizohet si sulmues dhe shënon gol në Kategorinë e Parë

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ MAN CITY/ Sarri: Ja pse përjashtova Moratan nga pankina…

Isa.Autor

JUVENTUSI KA FRIKË/ Allegri: MILANI ka bërë një blerje të madhe, është më i mirë në BOTË

Isa.Autor

Leave a Comment