Boks

Wilder: Do të shkoj në Britani për t’u ndeshur me Joshua

Boksieri amerikan Deontay Wilder është gati të udhëtojë në Britaninë e Madhe për të dueluar me Anthony Joshua, në një përballje që do të sjellë unifikimin e titujve kampionë bote në peshat e rënda. Joshua mban titujt IBF, WBA dhe WBO, ndërsa Wilder atë të kategorisë WBC.

Joshua fitoi të shtunën e kaluar duelin me Joseph Parker dhe deklaroi se është gati të duelojë më Wilder, duke i thënë që të nisin bisedimet dhe të arrijnë marëveshjen. Pas kësaj derklarate erdhi konfirmimi nga ana e boksierit amerikan se është gati, duke pranuar edhe të udhëtojë për në Londër për të dueluar me britanikun.

Së pari, dua të përgëzoj Joshua për fitoren dhe më bëhët qejfi që për herë të parë e dëgjoj që publikisht kërkon të duelojë me mua. Dëgjova që dëshiron të duelosh në Britaninë e Madhe. E pranoj sfidën tënde, jam gati të vij në Britani për të zhvilluar sfidën time të radhë. Mua nuk më tremb asgjë. Të falënderoj Anthony, mezi po pres të përballem me ty në ring”, tha Wilder.

Boksieri amerikan tha se do të nisë bisedimet për këtë duel, teksa dy menaxherët e tij Shelly Finkel dhe Al Haymon do të bisedojnë me menaxherin e Joshua, Eddie Hearn.

Related posts

TRIUMFON PAS REVANSHIT/ Ferit Keta i rrëmben gjerdanin turkut Karakus

Isa.Autor

Momenti qesharak/ Boksieri largohet nga ringu me rënien e gongut, ja arsyeja BEFASUESE (VIDEO)

Isa.Autor

SKANDAL/ Përplasje fizike në konferencë shtypi, dy boksierët “shpërthejnë” në grushte (VIDEO

Delo.autor

Leave a Comment