Futboll Sport

RIKTHEHET PAS NË KOHË/ I ka shënuar golin më të hidhur në karrierë, “Iluzionisti” ka një super mesazh (FOTO)

Nëse Petr Chech do të mund të zgjidhte një ndeshje për të luajtur sërish në gjithë karrierën e tij të gjatë, që do të përfundojë në fund të sezonit, atëherë nuk do të kishte dyshime. Mendja shkon menjëherë në atë gjysmëfinale të Champions League 2009, kur Chelsea u eliminua nga Barcelona, për shkak të një magjie të Andres Iniesta, pikërisht në minutat e fundit të kohës shtesë.

Një prej golave më të rëndësishëm dhe spektakolarë të karrierës së shkëlqyer të iluzionistit dhe një prej netëve më të hidhura për tifozët e Chelseas, të tërbuar për arbitrimin e norvegjezit Ovrebo.

Të nesërmen e njoftimit të lamtumirës nga futbolli të Cech, pikërisht Iniesta deshi të përshëndesë dhe t’i bëjë homazhet portierit çek, përmes një postimi të bukur në Twitter, shoqëruar me një foto të një prej shumë ndeshjeve në të cilat kanë qenë kundërshtarë. Por jo pikërisht ajo ndeshje. “Tërhiqet një prej portierëve më të mëdhenj në botë. Të përballesha me ty ishte një nder. Të uroj më të mirën”, shkroi Iniesta, që tashmë aktivizohet me skuadrën japoneze të Vissel Kobe.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Starton sfida

Delo.autor

I DËMTUAR DHE ME COVID-19/ Ylli i Italisë humb Europianin me kombëtaren: Jam i zhgënjyer

Delo.autor

NDIZET “ALARMI” PËR SHEHUN/ Ja 5 lojtarët që rrezikojnë për sfidën ndaj Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment