Futboll Seria A Sport

Milani në ankth, ”regjisori” rrezikon finalen e kupës

Milani u mposht një ditë më parë në shtëpi kundër Benevento-s, ndërkohë që tanimë po mendohet për sfidën e radhës kundër Bologna-s në transfertë. Por për trajnerin Gennaro Gattuso ka një lajm të keq, pasi në sfidën e fundit pati probleme për mesfushorin argjentinas Lucas Biglia. 32-vjeçari që kuqezinjtë e morën në verë te skuadra e Lazios, ka ndjerë një shqetësim dhe në të 72’ u detyrua të lërë fushën e lojës dhe në vend të tij u aktivizua Locatelli.

Së fundmi ka edhe lajme të tjera në lidhje me shkallën e dëmtimit dhe nga ajo çka raportohet në mediet italiane, Biglia rrezikon të humbasë ndeshjen finale të Kupës së Italisë kundër Juventusit, që zhvillohet në “Olimpico” të Romës më 9 maj. Gjithsesi ende nuk është përcaktuar përfundimisht kohëzgjatja e qëndrimit jashtë fushe dhe kjo do të mësohet pas kontrolleve mjekësore, që do t’i kryeje sot ose nesër.

Stafi teknik shpreson që për Biglia-n të mos ketë diçka serioze dhe të jetë i gatshëm për takimin me bardhezinjtë, pasi është me rëndësi që të fitohet Kupa e Italisë, që do t’i dërgonte të besuarit e Gattuso-s direkt në grupet e Europa League dhe do të shmangte nisjen e përgatitjeve që në korrik. Argjentinasi është nj nga lojtarë më të rëndësishëm të formacionit, teksa ka zbritur në fushë në 27 ndeshje në Serie A. Gjithashtu ai numëron edhe 9 takime mes Kupës së Italisë dhe Europë League.

Biglia luan sezonin e pestë në Itali, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrës belge të Anderleht. 32-vjeçari luan rregullisht edhe me përfaqësuesen e Argjentinës, teksa numëron 57 ndeshje, 39 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Milani për të në verë ka paguar shumë e 17 milionë eurove për ta transferuar mesfushorin nga Lazio.

Related posts

AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 18 luhet në 2 ditë, ja oraret e të gjitha sfidave

Delo.autor

“E PASKAN LËN MEND”/ Wanda “çmendet” me ICARDIN. Shokëve i jep dhurata, mua as nuk më…(FOTO)

Isa.Autor

ASTON VILLA-MANCHESTER CITY/ Guardiola me “artileri” të rëndë në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment