Champions League Futboll Sport

FRIKSOHET Zidan: Nëse luajmë si në takimin e parë, Bajerni e ka të sigurtë…

Zinedine Zidane beson se Real Madridi duhet patjetër të luajë më mirë  për ta eliminuar Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali është në pozitë shumë të mirë për të kaluar në fitore për herë të tretë më radhë, pasi ndeshjen e parë në transferë e fitoi 2-1.

Megjithatë, në çerekfinale, Reali rrezikoi eliminimin duke e humbur epërsinë prej 3-0 që kishte në krijuar në udhëtim kundër Juventusit, skuadër e cila shkoi në “Santiago Bernabeu” dhe e barazoi rezultatin në 3-3. Por, një penallti në sekondat e fundit nga Cristiano Ronaldo ia siguroi madrilenëve kalimin në gjysmëfinale.

“Do të jemi pjesë e një ndeshjeje shumë të madhe. Iu kërkoj lojtarëve të mi të luajnë si kurrë më parë në histori, sepse do të na duhet për ta arritur finalen”, ka thënë Zidane.“Duhet të luajmë ndeshje të madhe. Duhet të jemi shumë të mirë për të qenë në gjendje të kualifikohemi. Jemi të përgatitur dhe shumë përkushtuar. Do ta luajmë ndeshjen tonë të vitit”, shtoi ai.

Related posts

Lila: Pavarësisht humbjes, jemi në rrugën e mbarë. Grupi ka atmosferë mjaft të mirë

Sadik.Autor

“IBRA DO TË ISHTE ARGËTUAR TEK BOLOGNA”/ Flet Mihajloviç: Para se të vendoste ai më…

Delo.autor

RRËFEN MBI DY “JASHTËTOKËSORËT”/ Di Maria: Ronaldo ka pirë birrë në shtëpinë time, Messin e thërras…

Delo.autor

Leave a Comment