Futboll Seria A Sport

Milanit i duhen golat e sulmuesve për Evropën e Juven, ja plani Gatusso

Nga Torino në Torino, pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar për Nikola Kalinic. Ofendimet gjatë ndeshjes, për shkak të shumë rasteve të humbura në ndeshjen 0-0 të 26 nëntorit, janë pak a shumë të njëjtat që e shoqëruan edhe në ndeshjen e “San Siro”-s, të dielën kundër Napolit.


Nga ana tjetër, Milan ka ndryshuar trajnerin dhe stilin e lojës. Gattuso, i cili zëvendësoi Montellan pas barazimit 0-0, ka rigjeneruar kuqezinjtë duke i dërguar në finalen e Kupës së Italisë. Ringhio ka ndryshuar modulin e lojës dhe ka sjellë siguri në mbrojtje, ka aktivizuar fytyra të reja dhe ka marrë më të mirën nga të gjithë, por dështoi në “mrekullinë”: Sulmi po has problem dhe nuk po shënon, dhe ish-lojtari i Fiorentinës është ai që vuan më shumë. Debutimi i Nikola-s me Gattuson ishte pozitiv, duke shënuar gol në ndeshjen e famshme kundër Benevento-s, por më vonë filluan dëmtimet dhe ndeshjet zhgënjyese.


Kalinic nuk është problemi i vetëm në atë repart, pasi i gjithë sulmi i Milanit është shumë inferior krahasuar me ekipet “Big” të Serie A (Kalinic, Cutrone dhe Silva së bashku kanë shënuar 14 gola në kampionat, ku kaq gola ka bërë Dzeko i vetëm), por performanca skandaloze e treguar kundër Napolit tregon se kriza nuk ka kaluar akoma, pavarësisht golit ndaj Sassuolo-s. Gattuso po mendon t’i japë atij një shans tjetër kundër Torinos, duke e aktivizuar si pykë në skemën klasike 4-3-3.

Ajo që është e sigurt që Milan kërkon të rikuperojë një sulmues për të cilin klubi ka shpenzuar shumë: Kaliniç ka kushtuar 25 milionë euro dhe kontrata e tij skadon në vitin 2021. Nëse bashkëpunimi midis klubit dhe lojtarit do të prishej në fund të sezonit (Nikola mbushi 30 vjeç në janar, ndërsa Silva është një lojtarë i ri që mund ti falet një sezon adaptimi), Milani duhet të gjejë një mënyrë për të fituar para nga një shitje mundshme. Një finale e mirë e kampionatit – me një Botëror që është për tu luajtur – mund t’i bëjë të gjithë të lumtur, sidomos Gattuso-n: për të përmbushur misionin Europë nevojiten golat e një bomber, ashtu siç ishte Kaliniç deri para një viti, kur Nikola duartrokitej dhe shkëlqente kundër të mëdhenjve. Dhe në më pak se një muaj finalja e Kupës së Italisë kundër Juventusit për tu luajtur…

Related posts

PUTHI GAZETAREN SEKSI PAS INTERVISTËS/ Komisioni i Sportit merr vendimin për boksierin, ja masat

Delo.autor

Chelsea refuzon ofertën STRATOSFERIKE të Real Madridit për yllin belg

Sadik.Autor

MARTOHET NDERIM NEXHIPI/ Drejtori i KUKËSIT i thotë lamtumirë beqarisë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment