Futboll Premier League

Mohamed Salah, njeriu i rekordeve në Premier League!

Me golin e shënuar kundër Crystal Palace, që i dha fitoren skuadrës së Liverpool, Mohamed Salah barazoi dy rekorde në Premier League.

Goli në minutën e 84-t në “Selhurst Park” ishte i 29-i për të në 21 ndeshje të ndryshme të sezonit 2017/18 në Premier League.

Në këtë mënyrë ai barazoi rekordin e vënë nga Cristiano Ronaldo (2007/08) dhe Robin van Persie (2012/13), të cilët shënuan 29 gola për Manchester United në harkun e 38 javëve.

Salah ka edhe gjashtë ndeshje në dispozicion për të thyer rekordin e tyre dhe rekordin e Andrew Cole, i cili shënoi 34 gola në sezonin 1993/94, që kishte 40 ndeshje, si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në harkun e një sezoni në Premier League.

Ndërkohë, Salah ka barazuar rekordin e Didie Drogba me 29 gola për Chelsea në sezonin 2009/2010, si futbollisti afrikan që ka shënuar më shumë gola në një sezon në kampionatin anglez.

Ndeshjet e mbetura të Salah në këtë sezon do të jenë kundër Everton, Bournemouth, West Brom, Stoke, Chelsea dhe Brighton.

Related posts

Po zhvillon një botëror shumë të mirë, Real Madrid nën gjurmët ne mesfushorit të njohur

Isa.Autor

U BLE TEK KLUBI I IBRAHIMOVIC/ Zyrtarizohet kalimi i 17-vjeçarit tek Milan, ja emri

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NË CHAMPIONS/ Manchester City do të ndërtojë stadiumin e ri që do të kushtojë 350 mln euro

F.autor

Leave a Comment