Futboll

Mori fitoren e parë kundër Laçit, por ja çfarë i ndodhi Partizanit rrugës për Tiranë (FOTO)

Partizani ia doli të fitonte në një transfertë të vështirë në këtë javë të Kategorisë Superiore, si ajo e fushës së Laçit, me rezultatin e pastër 0-3, duke marrë kështu rezultatin e parë pozitiv kundër kurbinase në këtë kampionat. Por, edhe pasi mori 3 pikët, ekipit të kuq, nuk i ka shkuar çdo gjë si duhet.

 

 

 

Gjatë kthimit për në Tiranë, autobusi i ekipit ka pasur një përplasje të lehtë me një makinë në rrugë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në rrugë, deri sa ka ardhur edhe policia e shtetit. Edhe qarkullimi i automjeteve të tjera është bllokuar, deri sa është zgjidhur kjo çështje, edhe pse mes autobusit dhe makinës ka pasur vetëm një fërkim të lehtë, pa dëme të tjera. Kjo ngjarje ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit.

Related posts

Probleme për Hamilton, dënohet me 5 pozicione në nisje

Sadik.Autor

LIVE/ Europa League: Arsenal siguron finalen, Chelsea vuan në “Stamford Bridge”

Delo.autor

Në Itali e presin tek Milani, ja reagimi i fundit i Kerim Benzemas…

Isa.Autor

Leave a Comment