Formula 1

Crutchlow është mbreti i kaosit argjentinas, 30 sekonda penalizim për Marquez

Çmimi i Madh i Argjentinës ka nisur siç nuk ishte nisur kurrë më parë. Për shkak të motit të keq ka detyrur drejtuesit e garës që të vononin nisjen, teksa pilotët kanë shkuar në bokse për të ndërruar gomat.

Më pas është lajmëruar se do të kishte një rinisje: të gjithë pilotët, me përjashtim të Jack Milner, janë nisur nga pozicionet e startit, por janë rreshtuar njëri mbas tjetrit nga vendi i fundit. vetëm australiani e ka nisur garën nga vendi i parë.

Një avantazh ky që nuk e ka ndihmuar Milner, duke parë se gara është fituar nga Crutchloë, piloti i Honda. Pas tij është renditur Zarco me Yamaha dhe Rins me Suzuki. Vendi i katërt për Milner.

Ka qenë një garë zhgënjyese për emrat e mëdhenj, me Marquez që ka dalë në vendin e gjashtë, por do të penalizohet me 30 sekonda nga drejtuesit e garës, ndërsa Rossi e ka mbyllur në vendin e 19-të pas një dalje nga pista.

Crutchloë kryeson renditjen e përgjithshme me 38 pikë, i ndjekur nga Dovizioso (i shtati sot) me 34 pikë. Në vendin e tretë është Marquez me 30 pikë, ndërsa Rossi është në të 7-in me 16 pikë, po aq sa Rins i Suzuki Ecstar.

Related posts

Mesazhi i Ferrarit: Maksimumin për të fituar titullin vitin 2018

Delo.autor

Arrivabene: Ferrari zhgënjeu në Spanjë, por s’ka vend për panik

Sadik.Autor

Hamilton lutet për shi: Garë e humbur, këtu e pamundur të parakalosh

Isa.Autor

Leave a Comment