Futboll

Pikante/ Bella godet tifozët e Tiranës, “Fanatics” e bëjnë… tym

– Ze Maria pa 5, por edhe Sadedini ruan titullarët. Ngoo, Sentamu, Lika, Musa e Muguna ishin mungesat e bardhebluve, ndërsa në kampin tjetër u kursyen Zisi, Leonardo dhe Luis Enrike, që e ndoqën ndeshjen nga stoli.

– Karabeci humb penallti dhe Ze Maria nuk u besoi syve, por kur shënon Greca ngre shikimin nga qielli, duke dëshmuar qartazi se ndihet më i çliruar.

– Ndeshja nis me vonesë, një rrjetë e çarë bën që loja të startojë në 14:02.

– Tifozët e Tiranës mbërrijnë në minutën e parë në stadium dhe në të 11-ën nis të ndihet prezenca e tyre me koret inkurajuese për bardheblutë.

– “Fanatics” bëjnë show me tymuese në të 19-ën, por e kalojnë cakun duke hedhur edhe në fushë. Rastis që ka edhe një lojtar të dëmtuar në fushë, ndaj ndalet loja për pak sekonda.

tirona fanatics

– Aty për aty, Aldo Bella merr një nga flakadanët që ishte në fushë dhe ua kthen ultrasve bardheblu. Ky moment sjell tension. Lojtarët e Tiranës kërkojnë llogari prej mbrojtësit elbasanas, megjithatë ndërhyja e stafeve përkatëse qetëson gjithçka. Por ka qetësi vetëm në fushë, pasi acarohen tifozët vendës, që gjendeshin në tribunën përballë. Nisin fyerjet në distancë dhe që gjithçka të shkonte në normalitet, u deshën 5 minuta. Loja u ndal në të 19-ën dhe rinisi në të 23-ën. Në sektorin e miqve shoqërohet edhe një tifoz problematik nga forcat e rendit.

– Klisman Cake dëmtohet pas një përplasjeje me Alesio Abibin. Çalon, megjithatë stafi teknik mendon që të mbyllë pjesën parë dhe në pushim të vendosnin. I riu befason dhe rinis pjesën e dytë.

– Bylisi del me vonesë në fushë për pjesën e dytë, madje edhe me ndryshime në portë, ku vendin e Xhorxheviç e merr Dramolli. Loja nis vetëm në 15:07.

– “Tirona Fanatics” mbështesin skuadrën, por jo presidentin. Kritikat karshi tij nuk kanë të sosur, po ashtu edhe koret. – Kërçiku pas një përplasjeje dëmton dorën e majtë, megjithatë kjo nuk e pengon që të luajë.

– Asion Daja është njeriu-asist i Tiranës. Në dy ndeshjet e fundit ka shërbyer 3 gola. Dhe nuk janë asiste dosido, por me aromë Superioreje

– Rikthehet Albi Doka. Lojtari i linjës së djathtë prek më në fund fushën e blertë pas atij dëmtimi që pësoi në Antalia gjatë fazës përgatitore. Kujtojmë që, e fundit ndeshje që kishte luajtur ishte ajo ndaj Pogradecit, më 17 dhjetor.

Related posts

Këptje të ligamentit në gju/ Roshi rrezikon 6 muaj jashtë: Do kthehem më i fortë…

Isa.Autor

I JEP FUND AVENTURËS NË RUMANI/ Mesfushori shqiptar rikthehet në Itali tek…

Delo.autor

ËSHTË SHUMË PRANË REAL MADRID-IT/ Mbappe merr mesazhe të frikshme: Je i vdekur

Delo.autor

Leave a Comment