Moto GP Sport

MOTO GP/ Marquez një rrufe edhe në Amerikë, siguron “pole position”, Rossi i pesti

Marc Marquez me Honda ka siguruar “pole position” sot në pistën e Austin, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Amerikës në Moto GP, gara e tretë sezonale, duke dhënë kohën 2’03”658. Një paraqitje e mirë e pilotit spanjoll, që edhe pse u rrëzua gjatë sesionit final të provave zyrtare arriti të rikthehet në bokse dhe me motorin rezervë dha një kohë fantastike.

Në vendin e dytë u klasifikua Maverick Vinales me Yamaha, mbi 4 të qindtat i avashtë, që me Marquez pati edhe një moment tensioni gjatë provave zyrtare, kur piloti i Honda i zuri rrugën. Vija e partë e startit kompletohet me italianin Andrea Ianonne me Suzuki, i treti.

Në vendin e katërt i klasifikua francezi Johann Zarco, që la pas Valentino Rossi me Yamaha dhe Jore Lorenzo me Ducati, një treshe që kompleton vijën e dytë të startit të garës së nesërme. Më pas, deri në “top-10”, u renditën Cal Crutchlow, Andrea Dovizioso, Dani Pedrosa  e Danilo Petrucci, por gara e nesërme parashikohet mjaft e fortë dhe emocionuese.

Pilotët sot përdorën tipe të ndryshme gomash edhe gjatë provave zyrtare, çka lë të mendosh se gara ka për të patur mjaft surpriza, sidomos pas polemikave që pilotët kanë patur mes tyre, në pistë e jashtë saj. Gara nesër do të nisë në orën 21:00, ndërkohë që Marquez korri për të 6-n herë radhazi “pole” në Austin.

Related posts

BEFASON BRAZILIANI/ RONALDO IKU nga Reali për të mos PËRFUNDUAR në STOL

Isa.Autor

LIGA MË E “ÇMENDUR” NË EUROPË/ 4 skuadra në një pikë vetëm pak javë nga fundi

Delo.autor

DUELI PËR KREUN/ Partizani-Skënderbeu, supersfida e sulmeve më të mira

Isa.Autor

Leave a Comment