Moto GP Sport

MotoGP/ Iannone lë pas problemet dhe tregon se: Është rikthyer…

“Nuk ka qenë e lehtë që për Andrea Iannone-n në vitin e fundit. Sot kam qenë më i fortë dhe më i shpejtë nga çfarë kam qenë më parë”, janë këto fjalët e para të pilotit italian pas garës për Çmimin e Madh të Amerikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne Teksas, në pistën e Austin, Andrea Iannone u rendit në vendin e tretë me rezultatin më të mirë për një Suzuki. Piloti arriti që të kapte një vend në podium pas një periudhe zhgënjyese dhe të mbushur plotë me thashetheme edhe për jetën e tij private, për lidhjen që ai ka me bukuroshen Belen Rodriguez.

“Ka qenë një ndjesi e bukur që e mbylla i treti”, shtoi Iannone. “Motori lëvizte shumë, i dukej një demi. Por, mbi të gjitha mund të bëja më mirë. Reagova mirë në momentet e vështirë, jam rikthyer. Jemi kthyer atje ku donim të ishim. Me inxhinierin Rigamonti kemi folur si burri me burrin dhe kemi sqaruar gjithçka”, mbylli piloti italian pasi arriti podiumin.

Related posts

“CHAMPIONS ËSHTË OBJEKTIVI QË DUAM”/ Klopp kthehet të flasë për Van Dijk: Sikur edhe klubet e tjera…

Delo.autor

E THOTË TROÇ/ Erjona Sulejmani: Ka shumë futbollistë gay, ata preferojnë ta bëjnë me njëri-tjetrin se me ne

F.autor

Tottenham i kërkon Unitedin Luke Shawin plus 45 milionë euro për Rose

Sadik.Autor

Leave a Comment