Futboll La Liga Sport

Zidane “THUMBON” Barcelonën: Katalanasit luajtë për të mos humbur, Reali për fitore

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka analizuar në deklaratat për “Movistar Partidazo” barazimin e ekipit të tij në “Camp Nou”.

Përmbledhja: “Ne kemi përjetuar një ndeshje të shkëlqyer futbolli dhe në fund është regjistruar barazimi, që nuk e di nëse është i merituar apo jo. Ata që kanë qenë në stadium, veçanërisht, do të kenë mbetur të lumtur”.

Arbitrimi: “Ka qenë i komplikuar, por si gjithmonë. Është e vështirë të arbitrohet në të tilla përplasje. Ka pasur pak nga gjithçka. Sidoqoftë, nuk do të ndryshojë asgjë në fund. Barazimi është vulosur”.

Erdhëm për të fituar ndaj Barçës: “Ka gjithmonë dëshirë për këtë. Ne kishim përpara një ndeshje dhe donim ta fitonim. Kjo është ajo që ne bëmë. Ne bëmë një pjesë loje shumë të mirë. Në pjesën e dytë ishim të nxitur. Duhej të kishim më shumë durim për të qenë njëmbëdhjetë kundër dhjetë. Unë mendoj se Barça dha gjithçka për të mos humbur. Ne luajtëm për fitore”.

Cristiano Ronaldo: “Tani për tani nuk është mirë, por do të shohim. Nesër do të bëjë rezonancën dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë. Nuk shqetësohemi për finalen e Champions-it”.

VAR: “Nuk do të flas për të tani, nuk do të ndryshojë asgjë. Sezonin e ardhshëm do të jetë dhe ne do të shohim sa vlerë ka”.

Related posts

DERBI/ Zhurmë, por asnjë gol! Milan-Inter mbyllet në barazim pa gola

F.autor

Roberto Martinez nuk i trembet Anglisë: Luaj me futbollistët rezervë

Sadik.Autor

“IBRA LARGOHET I FUNDIT NGA STËRVITJA”/ Flet trajneri Piol: Kemi cilësitë që të ndryshojmë…

Delo.autor

Leave a Comment