Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DJALI I TARES ME MESAZH KRENARIE/ Etien tregon për cilën kombëtare do të luajë (FOTO)

Etien Tare ka zgjedhur të ecë në gjurmët e të atit. Djali i drejtorit sportiv të Lacios nuk e fsheh origjinën e tij dhe këtë e tregon hapur edhe në bisedë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Dje, teksa ka ftuar ndjekësit e tij në “Instagram” që t’i bëjnë pyetje, disa shqiptarë e kanë pyetur për pushimet në Vlorë dhe të tjerë e kanë pyetur për cilën prej përfaqësueseve do të zgjedhë që të luajë. Tare, përveç mundësisë për të luajtur me Shqipërinë, ka shanse edhe të pasaportës italiane sepse ka lindur në Bresha, ka edhe atë gjermane për nga mëmësia.

Mirëpo, përgjigjja e djalit të ish-bomberit të Kombëtares shqiptare është një mesazh krenarie: Vetëm Shqipërinë, teksa ka postuar disa flamuj kombëtarë. Më tej, djaloshi që ëhstë pjesë e të rinjve të Lacios është përgjigjur edhe se pret me padurim që të vijë për pushime në Vlorë.

UIL

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mbappe ka refuzuar tri herë rinovimin me PSG, vigjëlon Real Madrid

Delo.autor

MILANI NË FESTË/ Raiola i vjen në ndihm, ja kush është mbrojtësi që i ofron Gatuzos (VIDEO)

Isa.Autor

“HIJA CONTE”/ Gattuso NXEHET me mediat: Po më shkarkojnë çdo ditë nga Milani

Isa.Autor

Leave a Comment