Futboll Sport

EURO-FANELLA/ Në turne 238 milionë kushtojnë… “dollapët”

Pandemia ka ndikuar pak ose aspak në fitimet e skuadrave nga sponsorët teknikë ose e thënë ndryshe nga ata që u sigurojnë uniformat. Në total, sipas një studimi nga “La Gazzetta dello Sport”, fitimet e 24 ekipeve kombëtare që marrin pjesë në “Euro 2020” janë me vlerë 238 milionë në vit. Përqindja e Italisë është mjaft pozitive krahasuar më numrin e përgjithshëm të pjesëmarrësve në turne, por jo aq sa të parat në renditje.

Në fakt, në dy vendet që bëjnë ligjin për fitimin nga sponsorët teknikë janë Franca dhe Gjermania, të cilat nga “Nike” dhe “Adidas” marrin 50 milionë e gjysmë e 50 milionë euro. Në shkallën e tretë të podiumit është Anglia, e sponsorizuar nga “Nike” që i siguron 37 milionë euro nga kontrata e sponsorizimit. Po Spanja? E pabesueshme, por e vërtetë, “Furitë e Kuqe” paguhen nga “Adidas” më pak sesa Italia nga “Puma”, rreth 20 milionë. Të ardhurat totale të pesë ekipeve kryesore kombëtare (më e larta në botë, nëse përjashtojmë atë të Brazilit, i cili merr më shumë se 30 milionë nga “Nike”) tejkalojnë gjysmën e totalit. Dhe nuk është rastësi që në pesëshen më të mirë, janë pesë ligat më të mira europiane të futbollit.

Related posts

NEUER “MBRET” I PORTËS, MULLER GJERMAN TIPIK/ Ja notat e Bayern Munich në fitoren ndaj Sevillas

Delo.autor

DËRGIMI I 60 INFERMIERËVE NË SHTETIN MIK/ Strakosha: Ndihem krenar me Shqipërinë që ndihmoi Italinë

Delo.autor

MË I MIRI I SEZONIT/ Tifozët zgjedhin “Iniestan e ri”

F.autor

Leave a Comment