Futboll

Mourinho ofron De Gean, Pogban e Martialin për tre lojtarë të Realit

Modric, Kroos dhe Bale – këta janë tre futbollistët që Mourinho i do në “Old Trafford”.

Jose Mourinho dëshiron të ndërtojë një skuadër për të konkurruar sezonin e ardhshëm për gjithë trofetë e mundshëm dhe ka hedhur sytë kah Real Madridi.

Sipas “Manchester Evening News” Mou ka identifikuar Luka Modricin, Toni Kroosin dhe Gareth Bale si futbollistët ideal për të kompletuar skuadrën, teksa i ka ofruar Realit lojtarë si; Paul Pogba, Anthony Martial dhe David de Gea.

Sido që të jetë, Kroos dhe Modric vështirë se do të largohen nga Madridi, pavarësisht interesimit të shumë skuadrave – të paktën jo derisa aty të jetë Zidane.

Ndërsa sa i përket Bale, sipas mediave spanjolle, ai po luan sezonin e fundit me Los Blancos, kulmi i uellsianit ishte kur nuk i festoi golat e Real Madridit në Champions League në fitoren 3-0 kundër Juventusit. /Gazeta Express/  

 

Related posts

SHËNOI NJË PERLË NDAJ HOLANDËS/ Leonardo vihet pas yllit të Bayernit, ja ofertat e para

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK APOLONIA/ Dinamo “kujtohet” dhe e shkarkon, ja shkaku

Delo.autor

Me çdo kusht në Botëror, si anglezët do t’i shpëtojnë çmimeve të kripura në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment