Futboll Premier League Sport

Mourinho thumbon Van Gaal: United kishte humbur mentalitetin fitues

Jose Mourinho ka deklaruar se Manchester United nuk ishte i përgatitur për të fituar trofe para emërimit të tij si trajner në 2016. Ish-trajneri i Chelsea-t dhe Real Madridit fitoi EFL Cup dhe Europa League brenda një viti, kur pasoi Louis van Gaal në “Old Trafford”, duke u bërë trajneri i parë i United në histori, që ngriti një trofe në sezonin e tij të debutimit.

United është i dyti në klasifikimin e Premier League me katër ndeshje për të luajtur këtë sezon, duke u përmirësuar në mënyrë drastike nga viti i kaluar kur ata u renditën në vendin e gjashtë, ndërsa fitorja 2-1 të shtunën e kaluar ndaj Tottenham në “Wembley” vulosi vendin e tyre në finalen e FA Cup. Mourinho beson se koha e tij në klub ka qenë një sukses, duke pretenduar, se United kishte humbur forcën disa vite më parë.  “E njihja klubin në të cilin po shkoja”, tha ai për “Sky Sports News”.

” E di kur po shkon në një klub që ështe i përgatitur për të fituar dhe ty të duhet vetëm të japësh direktiavet e fundit, të japësh cilësitë e tua personale, njohuritë personale dhe klubi është gati për hapin e fundit. Unë e dija që nuk ishte rasti në United, pronarët e dinin këtë CEO i tij, e dinte këtë. Pra, pyetja ishte: ‘A jam i gatshëm në këtë periudhë të karrierës sime?’ Po jam gati për këtë lloj pune, sepse karriera ime është për gjëra të reja gjatë gjithë kohës.

Unë kam qenë gjithmonë shumë portugez në kuptimin që unë jam gjithmonë i gatshëm të zbuloj dhe të provoj gjëra të reja, gjithmonë të gatshme për të ndryshuar vendin, për të ndryshuar klubin, për të ndryshuar kulturën, për të ndryshuar gjithçka në kërkimin e gjërave të reja”, zbuloi Mourinho, që shtoi: “Unë bëra gjithçka. Pra, kur erdha në këtë periudhë në Manchester United, isha gati për këtë dhe e dija se nuk do të ishte e lehtë të kisha sukses. Por, pavarësisht kësaj, tre trofe, tre finale, nuk janë keq”.

Related posts

“UNË JAM ZLATAN”/ Ibrën e luajnë dy aktorë shqiptarë; zbulohet data e transmetimit të filmit

Delo.autor

“Mrekullia” Les Herbies sfidon gjigantët e PSG-së, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

“NUK PATËM FAT NË SHORT”/ Xavi: Napoli është një rival i denjë për Champions League

Delo.autor

Leave a Comment