Futboll Premier League Sport

Arsenal interesohet për Radja Nainggolan

Arsenal do të kërkojë të transferojë mesfushorin e Roma-s Radja Nainggolan nëse punëson Luis Enrique në stolin e ekipit.

Lojtari i Belgjikës vetëm së fundmi ka nënshkruar një rinovim të kontratës me Ujqërit, megjithëse shumë klube evropiane kanë kërkuar shërbimet e tij.

Sipas Sun Sport, Arsenal do të fokusohet të tundojë Nainggolan drejt Londrës nëse Luis Enrique zgjidhet për të zëvendësuar Arsene Wenger sezonin e ardhshëm.

Ai do të jetë 30 vjeç vitin tjetër dhe e ardhmja e tij mund të varet nga situata e Fair Play Financiar te Roma.

Chelsea dhe Manchester United kanë kohë që interesohen për Nainggolan, çmimi i të cilit është 50 milionë euro.

Lojtarë është shprehur në mënyrë të përsëritur se mund të fitojë shumë para diku tjetër, por vlerëson jetën e tij në Romë në vend të rrogave masive.

Related posts

“JAM DUKE MENDUAR PËR…”/ ​Reagon TRAJNERI i Atleticos pas LAJMIT për transferimin e Moratas

F.autor

Salah është golashënuesi më i mirë dhe mbreti i rasteve të humbura në Premier League

Sadik.Autor

REAL- BAYERN/ Marselo luan hendboll në zonë, arbitri e fal dhe acaron gjermanët! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment