MMA

Namajunas: Do ta mboj titullin, Jedrzejczyk e mund sërish me KO

Kampionia e botës në peshën “strawweight” në artet marciale mikse Rose Namajunas, befasoi botën vitin e kaluar kur mori titullin në duelin ndaj ikonës së kësaj peshe Joanna Jedrzejczyk.

Sportistja amerikane shprehet se edhe në revanshin që dy ikonat e MMA-së do të zhvillojnë ditën e shtunë në eventin e UFC-223 (më 7 prill në Nju Jork), do të përsëritë të njëjtin rezultat. “E munda me KO herën e parë dhe po me këtë rezultat do ta mposht edhe herën e dytë. Do ta kap për fyti dhe do ta mbys”, tha Namajunas.

Dueli pritet me mjaft interes nga fansat e këtij sporti, pasi do të përballen sërish dy sportiste që kohët e fundit kanë bërë paraqitje të mira në kafaz. Rose Namajunas numëron 7 fitore dhe 3 humbje në artet marciale mikse, ndërsa Joanna Jedrzejczyk ka arritur 14 fitore dhe pësuar vetëm një humbje, atë ku humbi titullin kampion në nëntor të vitit të kaluar.

Jam përgatitur mjaft mirë, e di që nuk ka për të qenë njësoj si sfida e parë, por do t’i bëj ballë dhe do të mbaj titullin që e fitova me meritë dhe shumë mund”, u shpreh Namajunas.

UFC 223: Inside The Octagon

A little chopped, a little changed but we couldn't go #UFC223 fight week without Inside The Octagon!

Gepostet von UFC am Mittwoch, 4. April 2018

Related posts

SPORTI MË I PËLQYER/ Dana White: UFC ka dhuruar eventet “live” më të bukura

Isa.Autor

SFIDA SURPRIZË NË VERË/ UFC ka një plan sekret për McGregor

Delo.autor

ZYRTARE/ Konfirmohet gjithçka, Khabib merr vendimin përfundimtar për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment