Boks MMA

“BISHA” SURPRIZOI BOTËN ME DEKLARATËN/ Dana White kërcënon: Kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë, këtë gjë…

Conor McGregor surprizoi botën e sportit dhe atë të arteve marciale mikse në veçanti kur deklaroi se do të tërhiqet nga sporti, përmes një postimi në “Twitter”. Një lajm që ka befasuar të gjithë edhe vetë presidentin e UFC-së, Dana White. Gjithsesi, nuk dihet nëse kjo është një tërheqje përfundimtare apo një lëvizje taktike e irlandezit, ashtu sikurse pat bërë edhe në vitin 2016.

Shpesh është përfolur edhe për faktin se McGregor kërkon të jetë pjesë e kompanisë, duke qenë bashkëpronar, por Dana White i ka mbyllur derën ish-kampionatit të botës. “Ai mendon se do të blejë një pjesë të kompanisë. Dhe unë i përgjigjem Conor se ai e di shumë mirë që kjo gjë nuk ka për të ndodhur kurrë. Këtë gjë ia kam bërë me dije që para disa javësh”, tha Dana White.

Related posts

2020 VITI I SURPRIZAVE/ Dana White jep detajet e rikthimit të Mayweather

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Dana White mohon zërat për duelin McGregor-Cerrone: Nuk ka asgjë të vërtetë

Isa.Autor

“Po u rikthye në ring, do të pësojë një tjetër humbje me KO”, Replikon Whyte ndaj legjendës së boksit

Delo.autor

Leave a Comment