Champions League Futboll

Ndaj City-t/ Policia ndez alarmin e kuq në Liverpool

Policia ka ngritur nivelin më të lartë në Liverpool për shkak të tifozëve të Liverpool të cilët kanë pushtuar sot rrugët që nga mëngjesi i ditës së sotme

Liverpool pritet që të përballet në çerekfinale kundër Manchester Cityit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Anfield Road.

Pak para ndeshjes policia vazhdimisht është duke bërë thirrje për fansat e Liverpool por edhe të Cityt që t’i shmangin përplasjet.

Ata po ashtu i kanë bërë thirrje fansave të Manchesterit që ti përdorin rrugët kryesore dhe jo ato dytësore.

Tifozët megjithatë i kanë pritur mirë lojtarët e Cityt pasi ata kanë arritur me autobus në Anfield.

Por, policia është shumë vigjilente, marrë parasysh ultrat e RED, YNËA, të cilat edhe më parë janë dëshmuar si tifozë që nuk e gëlltitin lehtë humbjen, edhe pse janë tifozë fanatikë të skuadrës së tyre të zemrës. /GazetaExpress/

Related posts

DEKLARATA QË I HABIT TË GJITHË/ Lojtari i Realit “tërbon” madrilenët: Idhulli im është…

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA E MUAJIT KORRIK/ Shqipëria dhe Kosova ngjiten në renditjen e FIFA-s (FOTO)

Delo.autor

Barzagli: Bonucci është një mik bardhezi. Juventusi me Ronaldon i mund të gjithë

Isa.Autor

Leave a Comment