Futboll Sport

RUSI 2018/ Senegal-Kolumbi, barazimi mjafton për afrikanët

Senegal dhe Kolumbi do të jetë “finalja” e Grupit H, me të dy ekipet që do të siguronin kalimin në raundin pasardhës të Botërorit me një fitore. Afrikanët kanë grumbulluar katër pikë pas dy ndeshjesh dhe kanë nevojë për një barazim të enjten për të siguruar kualifikimin mes gjashtëmbëdhjetë skuadrave më të mira të botës. Situata e Kolumbisë, nga ana tjetër, është pak më e komplikuar.

Pas humbjes 2-1 të pësuar kundër Japonisë në ndeshjen e parë të grupit, “Los Cafeteros” duhet të marrin patjetër një fitore për të vazhduar aventurën në Kupën e Botës. Gjithsesi, ata mund të kualifikohen me një barazim, por do të duhet që Polonia të mund Japoninë.

Ndërkohë, kjo do të jetë hera e tretë që këto dy përfaqësuese do të përballen me njëra-tjetrën. Dy takimet e mëparshëm kanë qenë miqësore, me Kolumbinë që ka fituar 2-0 në 2011-ën, ndërsa sfida e 2014-ës është mbyllur në barazim 2-2.

Lojtarët që duhen mbajtur nën vëzhgim janë: Sadio Mane dhe James Rodriguez. I pari ka shënuar në ndeshjen e luajtur kundër Japonisë dhe do të udhëheqë sulmin në takimin kundër amerikanojugorëve. I dyti do të kërkojë të mbajë gjallë shpresat e Kolumbisë pas dy asisteve të dhënë në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Polonisë.

Shifra dhe Fatke

– Në tri nga katër ndeshjet e këtij grupi, të dy skuadrat kanë shënuar gol.

– Të dy këto ekipe kanë patur të njëjtën ecuri në pesë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet (2 fitore, 2 barazime, 1 humbje).

– Senegali ka shënuar të paktën dy gola në secilën prej tri ndeshjeve të fundit.

– Kolumbia nuk ka pësuar gol në katër nga gjashtë ndeshjet e fundit (në të gjitha kompeticionet), ndërsa Senegal nuk ka pësuar në tri nga gjashtë të fundit (në të gjitha kompeticionet).

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ “Jashtëtokësori” dhe shifrat që bëjnë Napolin të dridhet

Delo.autor

JUVENTUS-FROSINONE/ Rikthehen Bonucci e Chiellini, Dybala titullar (FORMACIONE ZYRTARE)

Delo.autor

AKUZA TË RËNDA NGA FRANCA PËR BENZEMANË/ Këtë rradhë akuzohet për…

Isa.Autor

Leave a Comment