Bundesliga Futboll

S’ka kthim pas, ëndrra e Usain Bolt për t’u bërë futbollist vazhdon…

Ëndrra e Usain Bolt për t’u bërë futbollist nuk është shuar ende, por vazhdon! Rekordmeni absolut i atletikës në 100 dhe 200 metrat, i tërhequr tashmë zyrtarisht nga garat, në një intervistë të dhënë së fundmi për “Herald Sun Sport”, është i qartë për objektivin që i ka vënë vetes: “Shumë shpejt do të rikthehem të stërvitem në Gjermani dhe do të qëndroj atje për të paktën tre javë. Shumë njerëz mendojnë se unë po e bëj këtë vetëm për t’u argëtuar, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, po punoj shumë fort dhe me vendosmëri për të arritur objektivin tim”, – ka deklaruar ylli xhamajkan i sportit.

ATLETIKA – “A do të kthehem të garoj në 2020? Rekordet janë bërë për t’u thyer, përfshirë edhe ato që kam vënë unë. Por nuk do të rikthehem në pistën atletike dhe e kam seriozisht kur them se dua të bëhem futbollist. Manchester United është shumë larg, nuk kam pasur asnjë kontakt, kam punuar shumë dhe kam mësuar po aq shumë me Borussia Dortmund”, – thekson më tej Usain Bolt.

PROVA – 22 marsin e kaluar ai zhvilloi stërvitjen e tij të parë me Borussia Dortmund, teksa seanca u transmetua “live” edhe në profilin zyrtar të klubit në rrjetet sociale. Më pas erdhi edhe një gol në ndeshjen e kontrollit në daljen e dytë. Por në fund do të vinte edhe nota ngelëse e trajnerit të verdhezinjve: “Mendoj se ai është i talentuar, – tha Peter Stöger, – por ka akoma shumë punë për të bërë nëse synon vërtetë të bëhet profesionist. Është e gjitha një çështje lëvizjesh dhe aplikimesh, por rëndësi ka që Bolt është argëtuar njëkohësisht”. Ëndrra e Bolt për t’u bërë futbollist është mbështetur fuqishëm nga sponsori i tij “PUMA”, që është njëkohësisht edhe sponsor i Borussia Dortmund dhe prova në këtë klub nuk është aspak rastësi.

Related posts

“DO TË INVESTOJMË EDHE NË KUKËS”/ Presidenti i UEFA-s: Shqipëria është në rrugën e duhur…

Delo.autor

Pesë ndeshjet e Superligës, ja përballjet kryesore!

Q.Autor

Sadiku zgjedh Instagramin të komentojë kalimin te Levante: Jo gjithmonë kam marrë çfarë meritoja

Q.Autor

Leave a Comment