Futboll Premier League Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Mourinho i dëshpëruar, u lutet lojtarë për…

Jose Mourinho i është lutur lojtarëve të tij që janë me pushime që të mund të bashkohen pak më shpejt në fazën përgatitore për të ndihmuar ekipin. United nuk ka arritur të fitojë një ndeshje të vetme në Amerikë, ndërsa u mund 4-1 nga Liverpool të shtunën në kuadër të International Champion Cup.

Futbollistët e tij kryesorë, Pogba, Lingard, Young, Lukaku dhe Fellaini janë duke shijuar pushimet pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”.

Pogba, Lukaku dhe Fellaini janë në Beverly Hills ndërsa Lingard po relaksohet në Miami.

Marcus Rashford dhe Phil Jones do të bashkohen me ekipin në Carrington këtë javë për t’u bërë gati për ndeshjen e parë të sezonit të ri. Trajneri portugez i ka nxitur yjet e “Djajve të kuq” që të marrin shembull nga Rashford dhe Jones, të cilët po kthehen më herët nga pushimet.

Dëmtimi i Nemanja Matic dhe Antonio Valencias kanë ndikuar shumë në përformancën e ekipit në ndeshjet e luajtura deri më tani.

United ka nënshkruar 52 milionë funte Fred nga Shakhtar Donetsk, 19 milionë paund Diogo Dalot nga Porto dhe portieri i dytë i Stokes, Lee Grant. “Special One” i ka kërkuar drejtuesve të klubit që t’i blejë dy nga pesë lojtarët që i ka vendosur në listën e tij për t’i pasur sezonin që vjen.

“Do doja të kisha dy lojtarë më shumë. Por mendoj se nuk do të kem asnjërin. I dhashë një listë klubit tim disa muaj më parë me pesë emra dhe po pres prej tyre nëse është e mundur të më sjellin këta lojtarë. Nëse nuk është e mundur, ne do të vazhdojmë dhe luftojmë me lojtarët që kemi”- përfundoi portugezi.

Related posts

U DËMTUA NË NDESHJEN KUNDËR BRESCIA/ Ja sa kohë do t’i duhet mbrojtësit shqiptar për tu rikuperuar

Delo.autor

Polemikat ndaj arbitrave, Tare: Duhet të jemi të bashkuar

Q.Autor

KAMPIONATI KOMBËTAR I FUSTALLËS/ Tirana fiton derbin me Partizanin dhe ngre lart trofeun

F.autor

Leave a Comment