Futboll Sport

Në verë janë lojtarë të lirë, Superiore merri këta ”yje”

Të gjitha ekipet e Superiores kërkojnë të përforcohen në sulm dhe ka pasur shumë vështirësi për të gjetur njeriun gol. Por së fundmi vështirësi është hasur për të gjetur edhe lojtarë për qendrën e mbrojtjes, apo fantazistë. Momentalisht në elitën e futbollit shqiptar, mesfushorë që kanë “vizion” janë shumë pak. Erjon Vucaj është një nga ata, sigurisht jo më ai i dikurshmi te Laçi, por në Shkodër ka rigjetur formën dhe bie në sy loja e tij.

Maikon Eskerda, braziliani i kurbinasve, ëshët një nga prurjet cilësore në Shqipëri, ndërkohë që shumica e ekipeve nuk e kanë një regjisor të mirëfilltë, që të qetësojë dhe organizojë lojën e tyre. Partizani dështoi me Adorjan, ndërsa tani në ekip Bardhi është një nga ata lojtarë që mund të zotërojë topin mirë dhe të befasojë, por edhe ai është pozicionuar si sulmues. Në Gjirokastër edhe Rroca po e bën disi fantazistin, edhe pse njihet më së shumti si sulmues i dytë. Gjithsesi në verë ndonjë ekip mund të përforcojë mbrojtjen dhe mesfushën dhe zgjidhja vjen nga Mali i Zi.

Mesfushori në ndeshjen Buducnost-Mladost 1-1 (Foto: Vijesti | S. Prelević)

MARKO CETKOVIC  – Mesfushori malazez nuk e rinovoi në verë kontratën me Partizanin, që nuk pranoi të plotësonte kërkesat ekonomike të mesfushorit. 16 ndeshje (11 si titullar) me të kuqtë dhe një gol i shënuar, por Moggi e pëlqente shumë. Cetkovic dallohet që në të prekur të topit se çfarë cilësish ka. Ai e ledhaton “sferën” dhe nëse i jep lirinë e duhur, të garanton gola dhe asiste. Me Partizanin luante shumë i tërhequr, kurse me Laçin pas Xhejms në sulm në sezonin e parë pat shënuar tetë gola në kampionat dhe e kërkuan të gjithë më pas. Sezoni i dytë kaloi përmes dëmtimeve, ndërkohë që siguroi një ofertë të mirë nga Sarajevo në Bosnje-Hercegovinë.

Gjashtë muaj aty, gjashtë në kryeqytet si “dem i kuq”, ndërsa në verë u rikthye në shtëpi dhe veshi fanellën e Mlados Podgorica. Fantazisti ka shënuar tetë gola deri tani në kampionat dhe është pranë finales së Kupës me ekipin e tij. Cetkovic është shënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij dhe në janar për të pati interesim nga klube të Superiores, por kontrata deri në verë ishte pengesë. Rikthimi në elitën e futbollit shqiptar është një opsion, sigurisht për ofertën e duhur. Dihet që në Mal të Zi pagesat nuk janë shumë të larta dhe në këtë aspekt mund të konkurrohen klubet e atjeshme.

Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, duke festuar një gol me Mladost

STEFAN CICMIL – Qendërmbrojtësi shtatlartë është shok skuadre me Cetkovic. Edhe ai në janar pati kontakte me Vllazninë, por kishte një kontratë për të respektuar. 27-vjeçari ka luajtur dy sezone në Superiore me shkodranët dhe tifozët kuqeblu e duan. Paraqitjet e tij në fakt kanë qenë të mira, ndërkohë që largimi nuk ishte ai i duhuri, pasi pati akuza për tolerim.

Mbi të kishte dyshime dhe në disa ndeshje nuk u aktivizua për këtë shkak, por pas një ndeshjeje në Korçë me Skënderbeun, trajneri Cungu shpërtheu, kjo pasi Cicmil shkaktoi një penallti. Në verë rikthimi në Superiore është një mundësi dhe fakti që e njeh kampionatin do të bëjë që të ketë një “ankand” për të prej klubeve që do të duan të përforcojnë prapavijës. Malazezi është një opsion i mirë dhe di edhe të shënojë: sivjet ka shënuar katër herë me skuadrën e Mladost.

Related posts

ZYRTARE/ Inter përforcon mbrojtjen deri në vitin 2023 me lojtarin e njohur

Isa.Autor

Bakaj: Ja si më kërcënuan me jetë, që të mos luaja ndaj Tiranës

Sadik.Autor

A vuloset titulli në El Clasico? Barça drejt titullit të shtatë në 10 vite

Sadik.Autor

Leave a Comment