Futboll

Nëse Dybala largohet, Juventus e ka gati pasardhësin e tij nga Holanda

Sezoni 2017/18 akoma nuk ka përfunduar por disa lojtarë po konsiderohen që tani si përforcime të mundshme nga ekipet e mëdha evropiane.

Një prej tyre është sulmuesi meksikani Hirving Lozano.

Sipas Gianluca di Marzio, disa media italiane pretendojnë se Lozano, një lojtar i PSG Eindhoven në Holandë dhe i përfaqësueses meksikane, është ndër lojtarët që mund të zëvendësojë argjentinasin Paulo Dybala, i cili mund të shkojë te Real Madrid.

Juventus i ka vënë syrin sulmuesit pasi ai është një lojtar i ri me shumë potencial dhe që do të blihej pa harxhuar shuma marramendëse.

Lozano mbërriti verën e kaluar te PSV, dhe është një nga golashënuesit më të mirë të Eredivisie me 14 gola në 24 ndeshje, asnjë me penallti.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Inter në kërkim të pasuesit të Handanovic, zikaltërit “piketojnë” portierin…

Delo.autor

CR7 MPOSHTI KORONAVIRUSIN/ Portugalia thërret Ronaldon, Juventus në ankth

Delo.autor

LUKAKU “AFROHET” TEK INTER/ Shikoni çfarë ndodhi me Conten para miqësores në Singapor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment