Futboll Seria A Sport

E lënduan polemikat, Buffon mund të refuzojë “lamtumirën” nga Italia

Asnjë festë në “Stadium”, më 4 qershor, për Gianluigi Buffon. Portieri i Juventusit, siç shkruan “Corriere dello Sport”, në fakt do të joshet për ta refuzuar thirrjen e fundit të bluve për deshje lamtumire kundër Holandës.

Ai është lënduar shumë nga kundërshtitë që hasi thirrja e tij nga trajneri i përkohshëm, Di Biagio, për miqësoret e marsit kundër Argjentinës dhe Anglisë. Gjithashtu, 40-vjeçari ka marrë shumë kritika për fjalët e tij ndaj arbitrit Oliver, pas çerekfinales së kthimit të Champions-it, Real Madrid-Juventus.

Kjo është arsyeja pse, deri më sot, portieri duket se do të joshet seriozisht për ta luajtur ndeshjen e tij të fundit më 20 maj, kundër Verona. Buffon pritet ta refuzojë ftesën e mundshme të trajnerit të ri (pothuajse me siguri, Roberto Mancini) dhe mundësinë e një lamtumire blu në stadium.

Kjo hipotezë do të ishte një fund me të vërtetë i trishtuar për karrierën e një prej portierëve më të mirë të të gjitha kohërave, si dhe protagonist i madh i Kupës së Botës të vitit 2006, kur edhe, nëse jo në radhë të parë, mrekullitë e tij në portën e Italisë e lejuan atë të kurorrëzohet kampion bote.

Buffon, megjithatë, edhe përpara miqësores kundër Argjentinës ishte i qartë: “Unë gjithmonë kam pasur një rol pozitiv, përbashkues, kam arsyetuar me logjikë, me altruizëm, duke iu hequr rëndësinë, madje, edhe “dosjeve” të vogla personale.

Unë jam këtu me entuziazëm dhe dëshirë, pasi mendoj se jam i dobishëm në dhomat e zhveshjes për të rinjtë. Unë jam 40 vjeç, por jam gjithmonë portieri i Juventusit, i cili nuk është një ekip i pestë”. Tashmë, krenaria e kampionit, mund të rrezikojë ndeshjen e lamtumirës nga kombëtarja italiane për Buffon.

 

Related posts

Dzeko si Van Basten: Një prej tre golave më të bukur që kam shënuar (VIDEO)

Isa.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Aubameyang i jep fitoren Arsenal ndaj Bournemouth (VIDEO)

Isa.Autor

Balotelli plas bombën e radhës për lojtarin më të mirë në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment