Futboll

Nëse Griezmann nuk vjen, Barcelona përgatit sulmin për yllin e Chelsea

Objektivi numër një për drejtuesit e Barcelonës në merkaton e verës është sulmuesi francez Antoine Griezmann i Atléticos, por nëse palët nuk arrijnë marrëveshjen për të finalizuar transferimin, katalanasit kanë një plan B.

Sipas spanjolles “Don Balon”, Barcelona po monitoron situatën e sulmuesit të krahut Willian. Ylli brazilian i Chelsea-t ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të La Liga. 29-vjeçari ka qenë një lojtar tepër i rëndësishëm për Chelsea-n pas nënshkrimit nga Anzhi Makachkala në gusht të vitit 2013. Në këtë sezon ai ka grumbulluar 46 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe duke ndihmuar me 11 asiste.

Antoine Griezmann është lidhur me disa klube kohët e fundit, por më të interesuara duken Manchester United dhe Barcelona. Verën e kaluar ai ishte shumë afër nënshkrimit me “Djajtë e Kuq”, por më pas operacioni nuk u realizua për disa arsye.

Gjithsesi tani francezi e ka ndarë mendjen të largohet nga Madridi për të filluar një sfidë të re. Nëse Barcelona nuk do të arrijë të nënshkruajë me të, ata me siguri nuk do të zhgënjehen nga Willian, i cili është tepër i shpejtë në fazën ofensive dhe për më tepër është i shkëlqyer përpara portës, teksa krijon raste edhe për shokët e skuadrës.

Related posts

JO MË “BIG 6″/ Anglinë e dominojnë… të vegjlit, Manchester United turpërohet në “Old Trafford” (RENDITJA)

Delo.autor

BRAZILIANI KËRKON MË SHUMË HAPËSIRË/ Futbollisti i Barcelonës drejt transferimit tek gjiganti i Serie A…

Delo.autor

PRESIDENTI I FUTBOLLIT MALAZEZ/ Savicevic: Nuk do të jetë lehtë ndaj Kosovës në…

Delo.autor

Leave a Comment