Futboll Premier League

Tottenhami historik thyen “mallkimin” në “Stamford Bridge”, Chelsea dorëzohet për Champions-in

Tottenham ka fituar në Stamford Bridge për të parën herë që kur kampionati anglez ka marrë emrin Premier League në 1992, duke mposhtur Chelsea-n me rezultatin 3-1 pasditen e sotme. Ishte një ndeshje e ekzekutuar mirë nga Chelsea në pjesën e parë por një gabim i portierit, ose goditje fantastike e Eriksen ndryshoi gjithë rrjedhën e lojës.

 Blutë e nisën mirë dhe gjejnë golin e avantazhit me Alvaro Morata në minutën e 30’. Spanjolli më në fund zhbllokohet pas 100 ditëve pa shënuar. Kur dukej sikur skuadrat do të shkonin në dhomat e zhveshjes me avantazhin e vendasve, Eriksen nga hiçi lëshon një goditje fantastike e portierin Caballero që nuk reagon pasi trajektorja e topit ishte shumë e çuditshme. Pas pushimit Chelsea ul ritmin dhe Tottenham shënon dy gola të shpejtë brenda katër minutave pak pasi kishte kaluar një orë lojë.

 Të dy golat i shënon ylli i Angliës Dele Alli. Pas golave, Pochettino i jep edhe disa minuta sulmuesit Harry Kane i cili është rikthyer nga dëmtimi në kohë rekord. Me këtë humbje Conte rrezikon shkarkimin pa përfunduar sezoni ndërsa Tottenham ka bërë një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar një vend mes katër më të mirëve. Chelsea mesa duket sezonin tjetër do të luajë në Europa League.

Related posts

“NE NUK ISHIM NË FORMËN MË TË MIRË”/ Mesfushori De Bruyne: Nuk duhet të kisha luajtur ndaj Italisë në Europian

Delo.autor

ZGJEDHJET E MANIPULUARA/ Neni famëkeq në statut, si FSHF eliminoi ikonat e futbollit (DOKUMENTI)

Delo.autor

Torres: Griezmann duhet të fitojë trofe për t’u krahasuar me Messin dhe Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment