Futboll Sport

Nexhipi: Partizani? Gjici më dha një mundësi shumë të mirë, ja përse i mundi Kukësi

I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Nderim Nexhipi, drejtues i klubit të Kukësit dhe ish-futbollist i Partizanit, ka folur për kryesfidën e javës së fundit.

 

Nexhipi është shprehur se Kukësi e kishte përgatitur shumë mirë sfidën dhe ajo që nuk priste Partizani ishte që kampionët në fuqi u treguan shumë agresiv, që nga minuta e parë.

 

I pyetur për të kaluarën e tij te Partizani Nexhi u shpreh se tek të kuqtë ka kaluar një periudhë shumë të mirë, por tani punon për klubin e Kukësit dhe duhet të fitojë me ta.

“Këto ndeshja janë si përballje derbi ta themi, po deshe të fitosh duhet të kesh përgatitje maksimal. Ne vinim pas 2 apo 3 ndeshjesh jo të mira dhe na u desh të reflektonim. Ekipi tregoi karakter dhe me plot meritë e morëm fitoren.”

Deklarat e Gjicit pas ndeshjesh ku u shpreh se ky është Kukësi që dua

Partizani vinte pas një ecurie shumë pozitive ku pas 5 ndeshjesh nuk kishte pësuar asnjë gol. Që në fillim u pa që Kukësi do ta fitonte ndeshjen dhe Gjici ka të drejtë që shprehet ashtu.

Ishte Kukësi shumë i fortë apo partizani i dobët

Ata nuk e prisnin një Kukës aq agresiv. Kjo u tregua që nga fillimi i ndeshjes dhe deri në fund arritëm të luanim mirë e të menaxhonim.

9 pikë diferencë është një avantazh i madh, por duhet të jemi të vetëdijshëm që deri në fund të kampionatit duhet të japim maksimumin. Në mesjavë kemi përballjen për Kupë kundër Laçit.

Te Partizani, të duan shumë

Verën e kaluar i dhashë fund karrierës si futbollist. Në janar mora një ofertë nga Gjici dhe i jam shumë falënderues sepse pas futbollit vazhdova serish të merrem me këtë sport.

Me Partizanin kam patur një periudhë shumë të mirë. Kam një rrespekt të madh për ta dhe për tifozërinë, por normalisht tani jam te Kukësi. Shumicën e lojtarëve të Partizanit i njoh, iu di karakteristikat dhe u mundova ta ndihmoj Pakult.

Related posts

CHIELLINI TRONDIT JUVEN/ RONALDO kampion i madh, por NUK na garanton TROFE

Isa.Autor

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR KARTONIN E KUQ/ Medel e Vidal dalin kundër gjyqtarit, ja reagimet e ashpra

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Dermiral kërkohet nga Premier dhe Bundesliga, Juventus pret ofertën e duhur

Delo.autor

Leave a Comment