Sport Të tjera

ATLETE REKORDMENE NË GREQI/ Shqiptarja: Sakrifikoj që nëna ime të mos pastrojë më shtëpitë

Elina Xhengo me siguri do ta dëgjohet shpesh si një ndër atletet më premtuese në Europë. Adoleshentja shqiptare sapo ka thyer një rekord botëror për nën 20-vjeçarë në hedhje shtize duke përfaqësuar Greqinë.

Ajo ka lindur në Greqi nga emigrantë shiptarë që kanë kërkuar një jetë më të mirë në vendin fqinj. Në një intervistë për mediat greke, ajo ka folur për këtë sukses të sajin, por edhe për objektivin e rëndësishëm që i kishte vënë vetes.

“Unë kam lindur në Selanik. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. A ndjehem greke? Siguisht që po.

Unë kam lindur në Greqi, jam rritur këtu, kam qenë në shkollë këtu. Jam greke, ashtu si jam edhe nga Shqipëria. Por ndjehem më shumë greke, pasi kam jetuar gjithë jetën time këtu”, tregoi ajo.

Sporti është një pasion, por edhe një mënyrë për të harruar vuajtjet e një familje emigrantësh në Greqi, siç e tregon ajo në intervistën e saj.

“Kur theva rekordin mamaja e priste, pasi besonte të unë. Sigurisht që kishte emocione. Prindërit e mi kanë kaluar momente të vështira.

I telefonova nga stadium dhe ata kërcyen nga gëzimi. T’u dhuroja atyre gëzim ishte gjithçka për mua, më dukej sikur po e bëja për ata se kanë kaluar shumë vështirësi.

Babai im ishte polic në Shqipëri, nëna ime ishte mësuese. Kur ata erdhën në Greqi, për shkak të krizës në Shqipëri, babai im punonte në ndërtim dhe mamaja pastronte shtëpi.

Dhe ajo vazhdon ende të pastrojë shtëpi… I kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më kurrë këtë punë, sepse unë do të arrij deri aty sa me paraqitjet e mia ta siguroj që të mos punojë kurrë më”, ishte premtimi i Xhengos e cila duket në rrugë të mbarë për ta përmbushur atë.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT BELG NË DILEMË/ Manchester United ofron 60 milionë euro për pasuesin e Lukakut…

Delo.autor

PLAS TE JUVENTUSI/ Ultrasit bardhezi kundër Bonuçit: Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një lider!

F.autor

PAS POSHTËRIMIT NGA ATALANTA/ Ja kur ka qenë hera e fundit që Milan u mposht me “MANITA” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment