Futboll Premier League Sport

Pep Guardiola i shtang të gjithë me deklaratën e tij

Trajner i Manchester City-t, Pep Guardiola, tha këtë të shtunë, pak pas fitores ndaj Tottenham Hotspur në Wembley (3-1) dhe duke qëndruar një hap më pranë triumfit në Premier League, që fitimi i ligës angleze është më e vështirë se La Liga dhe Bundesliga duke e cilësuar si një nga arritjet e tij më të mëdha. “Është më e vështirë për të fituar Premier League se Bundesliga ose La Liga, për shkak të kushteve të motit, stadiumeve, numrit të ndeshjeve pa pushim… Tani shpresojmë të fitojmë të dielën e ardhshme dhe, nëse do ta bëjmë, do të jetë diçka që do ta kujtojmë gjatë gjithë jetës sonë”, tha Guardiola në konferencën për shtyp.

“Është një nga arritjet e mia më të mëdha (fitimi i Premier League). Kur isha me Barcelonën fitova trofeun e parë të Champions League në Wembley kundër Manchester United dhe ishte e njëjta ndjesi. Ne donim ta fitonim titullin duke duke luajtur futbollin që na pëlqen dhe ne kështu kemi bërë”, vazhdoi Pep.  “Ndeshja ndaj Spurs ishte një test i mirë, sidomos për shkak të asaj që ndodhi javën e kaluar, jemi përballur me një nga ekipet më të vështira në Evropë. Ndeshjen e radhës e kemi në shtëpi dhe shpresojmë të festojmë para tifozëve tanë”, shtoi Guardiola.

Një humbje e United sot do ta bënte atë të shpallej kampion i Anglisë me Manchester City-n, i cili u mund të shtunën e kaluar në shtëpi kundër Manchester United (2-3) dhe nuk mund ta festonte titullin para tifozëve të tyre. Guardiola më pas deklaroi, se nuk do ta shikojë ndeshjen e Manchester United. “Unë nuk do ta shoh atë, do të luaj golf, mendoj se United do të fitojë. Gjëja më e rëndësishme është të kemi mundësinë të fitojmë kampionatin në shtëpi përpara publikut tonë dhe jam i kënaqur”, shtoi Guardiola.

Related posts

Figo parashikon derbin e Milanos dhe kampionin e Italisë

Q.Autor

Momentet pikante për 2018

Delo.autor

“GATI NJË PËRJETËSI PËR MUA”/ Tenistja Williams jep lajmin surprizë për fansat e saj, 8 muaj pas dëmtimit

Delo.autor

Leave a Comment