Futboll

Nga Balotelli te Barella, ja si do të jetë Italia e Mancini-t

Kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë?20 maji është data e caktuar për emërimin e teknikut të ri, atë të rithemelimit. Kandidatura që ka marrë krahë këto ditë është ajo e Roberto Mancini-t, trajneri 53-vjeça, i cili është në drejtim të Zenitit aktualisht dhe me të cilin ka një kontratë deri më 2020-ën.

Ai nuk e ka fshehur kurrë se ndihet i nderuar për faktin se është marrë në konsideratë dhe, nëse do të varej vetëm nga ai, do të kishte pranuar që tani, por do të duhet të presë 13 majin e ardhshëm (kur do të mbyllet kampionati rus) para se të bëjë valixhet dhe të kthehet në Itali.

“Mancio” do të japë dorëheqjen dhe, gjithmonë nëse klubi do ta pranojë, do të nisë ciklin e ri të karrierës së tij. Për momentin, ai është një hap përpara Carlo Ancelotti-t (preferon të punoj akoma në një klub), Fabio Capello-s, Antonio Conte-s, Claudio Ranieri dhe Gigi Di Biagio-s, që ka drejtuar Italinë në dy miqësoret e fundit kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Në ditët në vazhdim do të ketë një takim mes drejtuesve të federatës dhe, pas kësaj mbledhjeje, do të ketë një ide më të qartë dhe do të kuptohet nëse Italia do të rinisë rrugën me Mancini-n, apo do të marrë një rrugë tjetër pak para miqësoreve me Arabinë Saudite, Francën dhe Holandën.

Si mund të luajë Italia e Mancini-t. Cilët mund të jenë lojtarët që do të grumbullohen në kombëtare? Është herët për ta thënë, por, në pritje të vlerësimit të të rinjve që kanë filluar të dalin në dritë, risia absolutedo të ishte kthimi i Mario Balotelli-t, i lënë në hije edhe nga Di Biagio. Caldara, Romagnoli dhe Cutrone janë pjesë e grupit të së ardhmes.

Për sa i takon skemës, ish-trajneri i Inter mund të mbështetet te moduli 4-2-3-1 ose 4-3-1-2, por edhe në këtë rast bëhet fjalë për supozime. Risia tjetër, përveç Balotelli-t, mund të jetë grumbullimi i Barella-s të Cagliari-t, një nga të rinjtë më interesantë të kampionatit italian.

Skema 4-2-3-1 – Donnarumma; Florenzi, Bonuçi (Caldara), Chiellini (Romagnoli), Spinazzola; Pellegrini, Verratti; Chiesa, Barella, Insigne; Belotti (Balotelli, Immobile).

Në opsionin e dytë, atë që parashikon një fantazist mbrapa dy sulmuesve, mund të jetë Federcio Bernardeschi çelësi i së ardhmes, me Barella-n që do të zhvendosej në mesfushë. Sulmi do të përbëhej nga Belotti dhe Immobile, ndërsa të sakrifikuarit do të ishin Insigne dhe Chiesa.

Skema 4-3-1-2 – Donnarumma; Florenzi, Bonuçi (Caldara), Chiellini (Romagnoli), Spinazzola; Pellegrini, Verratti, Barella; Bernardeschi; Belotti (Immobile), Balotelli (Cutrone).

Related posts

Angli-Belgjikë/ Publikohen formacionet zyrtare. Luhet për vendin e parë në grup G

Isa.Autor

“KAM STUDIUAR SHUMË, POR…”/ Borini sakrifikoi diplomën për ndeshjet me Inter dhe Fiorentina! Ja çfarë rrezikon…

Delo.autor

Espanyol ‘shokon’ Atl. Madrid në Wanda Metropolitano

Sadik.Autor

Leave a Comment