Futboll Sport

Nga Magani te Mziu dhe akuzat për trukim, flet presidenti i Teutës

Teuta është duke vuajtur në këtë kampionat, pasi mbijetesa ka qenë dhe mbetet e vështirë. Durrsakët e nisën vitin me dy fitore, por që prej asaj periudhe janë tëherqur “zvarrë”, ndërsa sot po shohin pak dritë pas fitores me Vllazninë, por ende nuk ka përfunduar asgjë. Mbeten dhe shtatë javë për t’u luajtur, ndërsa Teuta duhet të sigurojë pikët që të qëndrojë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Por, që nga nisja e sezonit deri te akuzat për trukim, është presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu që bën përmbledhjen e sezonit që nga trajneri Gugash Magani e deri te akuzat e kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

“Magani dështoi, pasi skuadra reagoi me rezultate shumë të dobëta. Gjithmonë kalonim në avantazh, por pastaj humbitnim. Mori aq humbje sa dhe vetë u trondit, madje kërkoi dhe dorëheqjen, por unë e mbajta. Kur humbet skuadra, krijohen dhe probleme brenda, pastaj flitet ‘filan’ lojtar nuk luajti, prishi grupin dhe më pas shkuam te gjendja që jemi sot”, u shpreh presidenti i Teutës në lidhje me ish-trajnerin Magani, i cili ndërtoi skuadrën në verë, por aventura e tij nuk zgjati shumë.

Më tej në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Hasanbelliu cilësoi si të pabaza akuzat  e Xhelal Mziut, por mbi të gjitha thotë se ai nuk ka lidhje me futbollin. “Nuk dua ta komentoj fare. Këta janë njerëz që nuk kanë lidhje me futbollin, nuk dua t’i përmend as emrin. Kush është ky? Njerëz si ky nuk dinë as me sa vetë luhet futbolli. Nuk më hynë fare në vesh fjalët e tij”.

Sa i përket presidentit të Kamëz, ai deklaron se e kanë mbërthyer emocionet: “Naim Qarri është kolegu im, si duket nga emocionet që ka, ka deklaruar ashtu, pasi Kamza ishte pretendente për Europën. Pas fitores sonë në Kamzë, rrëshqiti ajo. Naimit i duket sikur ne po i marrim hakun, por në fakt po luajmë futboll. Ne shohim punën tonë, Naimi të vetën”.

Sa i përket trukimeve dhe dënimit të Skënderbeut, Hasanbelliu shpreson që korçarët të fitojnë në CAS. “UEFA ka gjyqtarë dhe ata e dinë. Shteti ynë është UEFA dhe ne me ata mbahemi. Shpresoj që Skënderbeu të mos dënohet, pasi nuk është mirë as për kampionatin. Dua që ta fitojë gjyqin në CAS”.

Related posts

KAOS TEK KLUBI I NJOHUR EUROPIAN/ Tifozët futen në fushë dhe godasin lojtarët (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Zbulohet lista e pikëve: Ja FITUESI I “TOPIT TË ARTË”, ka diferencë me vendin e dytë (FOTO)

Isa.Autor

James: Duam të kualifikohemi në finale, nuk kam asgjë me Zidanin

Sadik.Autor

Leave a Comment