Futboll Sport

GOLI I VITIT SHËNOHET NË KROACI/ Ish-lojtari i Vllaznisë i çmend të gjithë (VIDEO)

Ivor Weitzer? Ju thotë gjë ky emër? Me shumë mundësi asgjë. Në fakt, kroati mund të njihet në Shkodër, pasi ka luajtur me skuadrën e Vllaznisë në sezonin 2016-17. Ai luajti në 11 ndeshje, por nuk ia doli të ishte lojtar kryesor. Karriera e tij që nga koha që përfaqësonte fanellën e kuqebluve ka pësuar rënie.

Sot, 30 vjeçari luan me ekipin e Orijen Rijeka. Kategoria e Tretë kroate. Ai u kthye në qendër të vëmendjes së mediave sportive të vendit fqinj, pasi shënoi një gol të pamundur. Mesfushori mori përsipër një goditje dënimi. Ai gjuajti nga një distancë prej 40 metrash dhe e pushoi topin në rrjetën e portierit kundërshtar. Sfera shkoi në trekëndësh duke mos i dhënë mundësi reagimi “gardianit të portës”.

Karriera e Weitzer mori për poshtë, pasi kur e mendon se ka luajtur dhe me ekipi si Rijeka, apo Istra në futbollin kroat. Të pakten ky gol tregon se diçka ka mbetur diçka nga talenti i tij.

Related posts

“ORE, KU KENI PARË KËSHTU JU…”/ Daja me tone të ashpra: Nuk dua futboll të ngadaltë

Delo.autor

Ndërron jetë kampioni i Botës me Argjentinën në vitin 1978

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ VILLARREAL/ “Djajtë e Kuq” me rekorde, Ronaldo thyen Solskjaer dhe rindez duelin me Messin

Delo.autor

Leave a Comment