Futboll Seria A Sport

Darmiani e pranon: Interesi i Juventusit më kënaq

Interesi i fortë i Juventusit për anësorin e Manchester United, Mattia Darmian, nuk është një mister, kështu që mirëkuptimi mes palëve do të jetë shumë afër. Tani, duke folur për të ardhmen e tij, lojtari në fjalë, i cili u intervistua nga “Sky Sports”, pranoi të mos përçmonte një rikthim në pjesën tjetër të Torinos, sezonin e ardhshëm.

“Nostalgjia është atje, më mungon Italia, – tha ish-kapiteni i “granatave”. – Le të përfundojmë sezonin dhe pastaj do të shohim për të bërë vlerësimet. Juventusi? Ky interes është i kënaqshëm, bëhet fjalë për një klub të madh dhe interesant. Me siguri do të bëjmë vlerësimet e duhura në fund të sezonit”.

Aktualisht, Darmiani është pjesë e Manchester United, ku ka luajtur rrallë në këtë sezon, por nuk ka keqardhje: “Në nivel personal, po përjetoj një sezon, që më forcon nga pikëpamja e pjekurisë. Ka kaq shumë variabla në këtë sport, ka zgjedhje të trajnerëve dhe unë i kam respektuar gjithmonë ato.

Gjithashtu kam punuar shumë dhe shpresoj që në të ardhmen sakrificat e mia të shpërblehen. Jam pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë, ndaj ndihem shumë krenar për këtë. Manchester United më ka mundësuar fitimin e disa trofeve të rëndësishëm, si “FA Cup”, “Europa League”.

Related posts

Për Messi-n, Neymar te Real do të ishte e tmerrshme, por çfarë thotë Zidane?

Sadik.Autor

NUK NJEH RIVALË NGA SERIA A/ Zbulohet futbollisti italian më i shtrenjtë

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në Hungari, por Vettel dominon në pistën me shi

Delo.autor

Leave a Comment