Futboll

Nga Torres te Bielsa, nga Deschamps te Sagna ja stadiumet që “jetojnë”!

Thuajse të gjitha stadiumet mbajnë emrin e një futbollisti, trajneri apo drejtuesi të së kaluarës që nuk jeton më, në nder të kujtimit të tij. Por nuk është gjithmonë kështu: ka edhe stadiume të cilat mbajnë emrin e futbollistëve apo trajnerëve që janë ende gjallë. Në Francë Përshembull stadiumi i ekipit gjysmë-amator Sens mban emrin e Bacary Sagna, futbollisti aktual i Benevento. Mbrojtësi francez nuk është i vetmi që ka pasur këtë nder, ja rastet më kurioze…

Një juventin në Paraguaj – Përshembull, në vitin 2002 stadiumi i “Tacuary”, në periferi të kryeqytetit të Paraguaj, Asuncion, mori emrin e Roberto Bettega. Arsyeja? Presidenti i klubit Francisco Ocampo ishte një tifoz i flakët i ish-sulmuesit të Juventus. Në vitin 2014, impianti sportiv është mbyllur dhe më pas u shkatërrua duke ia lënë vendin një parkimi publik.

Ish-bardhezi – Një tjetër futbollist i Juventus ka pasur nderin t’i vendosë emrin një stadiumi. Bëhet fjalë për Didier Deschamps, trajneri aktual i kombëtares franceze. Impianti i Bayonne, qyteti bask ku la lindur ish-mesfushori mban pikërisht emrin e tij.

Didi – Didier Drogba konsiderohet si një legjendë e vërtetë në Levallois-Peret, klubi shumësportësh në Francë ku është rritur si futbollist. Kjo është arsyeja përse stadiumi i futbollit mban pikërisht emrin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.

“Guru” nga Rozario – Stadiumi “Marcelo Bielsa” deri në vitin 2009 mbante emrin “Estadio El Coloso  del Parque”, është impianti ku i zhvillon ndeshjet Newell’s Old Boys, klubi argjentinas që ka vendosur t’i verë emrin e “El Loco” stadiumit të tyre, si një mënyrë falënderimi për sukseset e mëdha që i ka dhënë klubit kuqezi.

“El Nino” – Fernando Torres është një tjetër futbollist në aktivitet që ka nderin të ketë një stadium me emrin e tij, atë të Fuenlabrada, klubi spanjoll që luan në Segunda Division B. “El Nino”, që ka nisur pikërisht në Fuenlabrada, ka marrë këtë respekt nga skuadra e fshatit të tij, për sukseset që ka pasur me Atletico Madrid në Premier League dhe në kombëtaren spanjolle.

Related posts

Eden Hazard për ‘Top të Artë’, ja rekordi që ka barazuar kundër Brazilit

Isa.Autor

KALENDARI I RI/ Ja kur do të luhen 10 javët e Superiores dhe Kupa e Shqipërisë

Delo.autor

Tifozët korçarë “masakrojnë” Skënderbeun: Nuk ka faj UEFA që na dënon (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment