Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Teuta mëson emrin e kundërshtarit në play-off të dhe kërkon mrekullinë

Skuadra e Teutës ka këtë javë një mision të rëndësishëm në Europë, pasi do të luajë për të siguruar një vend në play-off të Ligës së Konferencës. Klubi durrsak, pasi u mund 1-0 në transfertë përballë Shamrok Rovers, do të kërkojë në “Elbasan Arena” që të përmbysë gjithçka për të siguruar një biletë historike, me shanse reale për të shkuar në fazën në grupe të turneut.

Nëse arrin të bëjë mrekullinë e radhës ndaj Shamrok, Teutën e pret një kundërshtar i kalueshëm në letër, kampionia e Estonisë, Flora Talin. Skuadra në fjalë është eliminuar sot nga Liga e Europës në duelin me Omonia të Qipros, e cila duhet theksuar se vuajti për të kaluar më tej në turne. Omonia fitoi 1-0 sfidën e parë në fushën e vet, por në Estoni u mund me rezultatin 2-1 në kohë e rregullt duke bërë që sfida të shkonte me shtesa.

Asnjë prej skuadrave nuk gjeti golin në 30 minutat shtesë e kështu, për të përcaktuar kush vazhdonte në play-off në Ligën e Europës e kush shkonte në Ligën e Konferencës, janë dashur gjuajtjet e penalltive, Aty ka triumfuar Omonia me 5 goditje të sakta ndaj 4 të skuadrës vendase, duke siguruar biletën për turin tjetër në Ligën e Europës, ndërsa Flora tashmë duhet të fillojë të përgatitet për fituesen e duelit mes Teutës dhe Shamrok.

Related posts

SFIDA NDAJ BOLOGNAS/ Mijëra “Koulibaly” në stadium, tifozët e “Napoletanëve” do të shkundin Seria A

Delo.autor

PREZANTIMI TEK KUKËSI/ Sulmuesi brazilian: Aventurë emocionuese, ju tregoj me cilin ish-futbollit kam folur…

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ “Magjistari” Modric rikthen Realin në lojë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment