Futboll Shqipëri Sport

KASTRIOTI I DORËZUAR/ Vasil Shkurtaj shkëlqen dhe i jep tre pikë Luftëtarit në Krujë

Janë luajtur këtë të diel dy sfidat e radhës të kampionatit, ajo mes Laçit me Kukësin dhe Kastriotit me Luftëtarin. Këto dy të fundit kanë luajtur në Fushë Krujë, aty ku të dyja skuadrat erdhën me synimin e qartë për të marrë pikë. Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, teka të dyja skuadrat kanë bërë shumë pak për të gjetur golin. Por në pjesën e dytë Luftëtari shënon dy herë, duke fituar kundër Kastriotit me rezultatin 0-2.

Të parët që sulmojnë portën janë vendasit. Mziu dërgon një top në zonë, por Shkurtarj largon rrezikun, ndërsa në minutën e 9` të takimit është Okebugu që gjuan por pa arritur të jetë i saktë. Luftëtari zgjohet pas pesëmbëdhjetë minutave të para të lojës, teksa Shkurtaj dhe Milosavljev mundohet të ushtrojnë presion në portën e Kukës.

Minutat kalojnë ndërsa të dyja skuadrat ulin ritmin, ku më shumë se sa për të shënuar, ruajnë portën. Vertikalizimet e gjata dhe shpeshmazi të gabuara, bëjnë që asnjëra dhe as tjetra të mos arrijnë të shfaqi rrezik në portat respektive. Të besuarit e Gentian Mezanit janë më aktiv në gjysmëfushën kundërshtare, por mbrojtja e Kastriotit ka ndryshuar duke treguar kujdes në çdo aksion.

Rasti më i mirë i pjesës së parë është ai i Mziut, i cili gjuan nga jashtë zone një predhë që largohet nga Ruçi, me këtë të fundit që përplaset me shtyllën, por pa rrezik. Kështu mbyllet pjesa e parë e takimit, ndërsa në të dytën Luftëtari është më kërkues. Skuadra e Gentian Mezanit hidhet në sulm që në fillim dhe gjen golin me anë të Vasil Shkurtaj, që në të 48` shënon pasi merr një kros nga krahët. Kështu rezultatin shkon në 0-1 për Luftëtarin.

Me avantazhin në favor, skuadra e Luftëtarit rrit lojën e saj në gjysmëfushën kundërshtare. Vendasit dalin me vështirësi nga zona, teksa mundohet të luajnë nga krahët. Gjithashtu në pjesën e dytë të lojës, skuadrat shfaqin më shumë tension, teksa herë pas here lojtarët përplasen me njëri-tjetrin.

Është arbitri ai që ndërhyn disa herë për të mos lejuar përshkallzimin e situatës mes lojtarëve. Ndërkohë sa i përket lojës, gjirokastritët do të shënojnë dhe njëherë në portën e Kastriotit, duke i çuar shifrat në 0-2 dhe siguruar fitoren. Është sërish Vasil Shkurtaj që shënon në portën e Kukës, pas një pasimi të saktë nga Xhekson në minutën e 83`. Një fitore e rëndësishme kjo për Luftëtarin që shkon në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e fundit pa ndryshuar pozitat.

Related posts

Robert Lewandowski është objektivi kryesor i Chelsea-t

Sadik.Autor

ARRITIT TË MREKULLOJË NË CHAMPIONS/ Messi pranë “Topit të Artë”, mund CR7 dhe vendos rekord

Delo.autor

MOTO GP/ Honda divorcon me Pedrosa, synon dyshen e ëndrrave Marquez-Lorenzo

Sadik.Autor

Leave a Comment