Futboll Seria A Sport

Gattuso nuk bën ”finte”, gjen problemin e vërtetë të Milanit!

Gennaro Gattuso nuk i ka fituar zemrat e tifozëve vetëm prej fitoreve të arritura, por edhe prej asja që transmeton në çdo moment. Si futbollist ka qenë një luftëtar dhe normalisht që shpirti i tij i garës ka bërë që shumë të rinj të duan të bëhen si ai, ndërsa për fansat ka qenë një idhull. Edhe në stol arrin ta kuptosh se “i hanë këmbët” të futet në fushë. Tekniku italian është shumë emocional, ndërkohë që pas pas ndeshjeve tregohet i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë.

“Është e qartë se ekipi ka hyrë në një spirale në rënie. Kur luan pa shpirt, do të turpëroheni në mënyrë të tillë”, tha fillimisht në “Premium Sport” pas humbjes që Milani pësoi kundër Beneventos. Më tej ai shtoi: “Unë jam njeriu i parë që marr përgjegjësinë, por kur analizojmë ndeshjen më vonë, alibitë do të bien. Kur luan kundër një ekipi si Benevento, që luan një futboll të mirë edhe pse renditet në fundin e klasifikimit, ne nuk mund të luajmë pa vendosmërinë e duhur dhe pa shpirt. Nuk ka rëndësi nëse ne luajmë me dy, tre apo katër sulmues, sepse ne nuk kishim forcën psikologjike për të bërë diçka. Ne e ‘gudulisim’ kundërshtarin, nuk e godasim”.

Disfata e pësuar normalisht nuk është pritur mirë nga tifozët, por as nga vetë Gattuso: “Ne duhet t’u kërkojmë falje tifozëve, sepse veshim një fanellë prestigjioze dhe nuk mund të kemi mbrëmje të turpshme si kjo”. Trajneri i Milanit analizon problemet e skuadrës së tij dhe është i qartë me mesazhin që përcjell për lojtarët e tij: “Unë nuk mund të dal këtu dhe të them gjëra që nuk janë të vërteta. Është e dukshme që ne po luftojmë. Ne nuk kemi nevojë që kundërshtari të bëjë diçka të jashtëzakonshme për të na mundur. Futemi vonë në lojë, ngadalë dhe të tërhequr. Ky është problemi ynë. Nuk mund te themi se nuk ka motivim, sepse jemi ende në luftë për një vend në Europa League dhe mbi të gjitha jemi Milani, që gjithmonë është i detyruar të luajë për fitore”.

Te Milani mungon qetësia dhe eksperienca, ndërkohë që ndihet edhe mungesa e Çalhanoglu. Por Gattuso pret diçka tjetër: “Ju mund ta shikoni që ky është një ekip që nuk është i qetë, i fokusuar dhe i sigurt. Shumë nga këta lojtarë janë të rinj dhe e ndjejnë tensionin kur ata nuk shënojnë gola. Kemi përdorur shumë energji këtë sezon për t’u ngjitur sërish në tabelë. Po na mungon Hakan Calhanoglu, i cili ka disa veçori shumë karakteristike, por kam pritur nga ekipi që stërvit të më tregojë shpirtin. Nuk mund të flas vetëm në lidhje me vendosmërinë, sepse dhamë përshtypjen që vetëm po qëndronim në fushë dhe po jepnim minimumin. Ne dukemi sikur nuk jemi një ekip dhe kjo është ajo që më shqetëson më së shumti. Ndihem sikur i rrëzuar. Benevento po bën paraqitje të mira dhe unë e paralajmërova ekipin se do të ishte e vështirë, ndaj nuk ka asnjë arsye të jenë të mërzitur tani, duhet ta kishin menduar më parë këtë. Është detyra jonë të luftojmë për Europën dhe nuk pamë atë ndjenjën e dëshirës që duhet të kishim”, përfundoi Gattuso.

Related posts

RRËFEN TË ARDHMEN E TIJ/ Mesfushori Ceballos: Nëse rikthehem tek Reali? Gjithçka varet nga trajneri dhe…

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Çela rinovon me Kastriotin, arrin marrëveshjen me klubin mbrojtësi…

Delo.autor

Interi në “parajsë”, arkëton edhe 37 milionë euro fitime

Sadik.Autor

Leave a Comment